Memli Krasniqi i shkruan letër Albin Kurtit: Reagim urgjent dhe front i përbashkët për ta ndalur hovin e kobshëm të pandemisë, Kuvendi t’i ndërpresë pushimet

Memli Krasniqi i shkruan letër Albin Kurtit: Reagim urgjent dhe front i përbashkët për ta ndalur hovin e kobshëm të pandemisë, Kuvendi t’i ndërpresë pushimet

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar sot një letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përmes së cilës ai i shpreh shqetësimin për gjendjen e rëndë të pandemisë dhe mungesën e një menaxhimi efikas. Në letrën e tij, lideri i opozitës ka shprehur kërkesën dhe gatishmërinë […]

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar sot një letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përmes së cilës ai i shpreh shqetësimin për gjendjen e rëndë të pandemisë dhe mungesën e një menaxhimi efikas.

Në letrën e tij, lideri i opozitës ka shprehur kërkesën dhe gatishmërinë e PDK-së që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndërprejnë pushimin dhe t’i kthehen mënjëherë punës për të gjetur mundësi të mbeshtetjes për qytetarët në këto kohë të vështira.

“Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.

Ai ka bërë me dije, se për këtë do të bisedojë  edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Na duhet një front i përbashkët, e jo një luftë e brendshme politike, për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi në postimin e tij në Facebook.

Më poshtë letra e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqit dërguar kryeministrit Kurti:

I nderuar Kryeministër,

Kosova po kalon nëpër një tragjedi dhe qytetarët me të drejtë janë në ankth për veten e familjet e tyre.

Humbjet e shumta të jetëve në betejë me Covid-19, spitalet e stërmbushura, numri i lartë i të infektuarve, si dhe mungesa e vaksinave që është evidente, do të duhej të na alarmonin të gjithëve, pa dallim.

Kjo gjendje tejet e rëndë, që fatkeqësisht ka ardhur si pasojë e mungesës së menaxhimit efikas, kërkon një reagim urgjent, një plan të gjithanshëm dhe një angazhim maksimal të institucioneve shtetërore.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë konsistente në qëndrimin se duhet një front i përbashkët për t’i dalë në ballë pandemisë dhe krah nevojave të qytetarëve, e kurrsesi një luftë e brendshme politike.

Që nga fillimi i pandemisë, PDK, duke qenë në opozitë, ka dhënë ndihmën e saj në hartimin dhe votimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë dhe Ligjit për Rimbëkëmbjen Ekonomike, si dhe ka përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare për ballafaqim me situatën pandemike.

Edhe sot, për ta ndalur këtë hov të kobshëm të pandemisë, PDK është e gatshme që në Kuvendin e Kosovës të ofrojë zgjidhje për qytetarët.

Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, ndonëse varianiti Delta shihej nga ekspertët botërorë si ortek që po vinte me shpejtësi, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendime për tejkalimin e kësaj tragjedie.

Të infektuarit kanë nevojë për mbështetje me barna, profesionistët shëndetësorë për mbështetje me shtesa të merituara, spitalet për investime emergjente, bizneset për ndihma financiare, qytetarët për siguri. Të gjithë kanë nevojë për ta ndjerë praninë dhe kujdesin institucional, në mënyrë që të përballohet më lehtë kjo situatë e rëndë.

Nuk ka prioritet më të madh dhe nuk ka çështje tjetër më të rëndësishme që duhet të marrë vëmendje!

Sinqerisht,

Memli Krasniqi

Kryetar i PDK-së

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?