Me kë i zëvendësuan partitë kandidatët e vjetër për zgjedhjet lokale?

Me kë i zëvendësuan partitë kandidatët e vjetër për zgjedhjet lokale?

Hyrie Dobrunaj është kandidatja me të cilën Lidhja Demokratike synon të marrë pushtetin në Deçan. Ajo do të provojë të bëjë atë që Mal Lokaj nuk ia arriti më 2017. LDK kandidatin në këto zgjedhje lokale e ka ndërruar edhe në Ferizaj. Pas Muharrem Svarçës, sivjet në këtë qytet kandidon me Sibel Halimin. Luftën e […]

Ajo do të provojë të bëjë atë që Mal Lokaj nuk ia arriti më 2017.

LDK kandidatin në këto zgjedhje lokale e ka ndërruar edhe në Ferizaj. Pas Muharrem Svarçës, sivjet në këtë qytet kandidon me Sibel Halimin.

Luftën e votave edhe për një mandat nuk do ta bëjë Haki Rugova. LDK-në në Istog do ta përfaqësojë, Ilir Ferati.

Pasi para katër vjetësh, kryeqytetin nuk arriti ta marrë Arban Abrashi, këtë herë do të provojë ta bëjë me, Përparim Rama.

Nga emrat e publikuar deri tash, ndryshime në kandiatura ka bërë edhe Partia Demokratike.

Kundërshtari i Ramës për Prishtinën, do të jetë Uran Ismaili.

Në Skenderaj ku para katër vjetësh PDK i lëshoi rrugë kandidatit të pavarur, Bekim Jashari, kësaj radhe ai në garë do të ketë ish kryetarin e këtij qyteti, Sami Lushtaku.

Drenasin, do të provojë ta mbajë edhe për një mandat me kreun e tanishëm, Ramiz Lladrovci.

Në Mitrovicë, aty ku më 2017 nuk arriti të triumfojë Valdete Idrizi, këtë herë synon ta bëjë Bedri Hamza.

Ky ende nuk i dinë të gjithë kundër kandidatët që do t’i ketë. Vetëvendosje si në shumë Komuna tjera, nuk ka zyrtarizuar kandidaturën as për Mitrovicë. Sidoqoftë përmendet emri i kryetarit aktual, Agim Bahtiri dhe ai i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

VV synon t’ia marrë Gjakovën, Ardian Gjinit të AAK-së, me Mimoza Kusarin që në zgjedhjet e kaluara garoi me Alternativën.

Pa diçka zyrtare ende, në garën për Prishtinën, Vetëvendosjen pritet ta përfaqësojë, ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia. Postit të të parit të këtij qyteti, AAK kësaj radhe ia ka mësyrë me Daut Haradinajn, pasi më 2017 kandidat pati Arbër Vllahiun.

Krejt këto ndryshime emrash në luftën për pushtetin lokal, i shohin si të domosdoshme në Iniciativën për Progres.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?