Mbi 4.000 kandidatë synojnë garën për zgjedhje lokale, verifikimi i tyre deri më 1 shtator

Mbi 4.000 kandidatë synojnë garën për zgjedhje lokale, verifikimi i tyre deri më 1 shtator

Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në të gjithë Republikën e Kosovës, kanë kërkuar certifikim 94 subjekte politike, prej të cilave 32 janë parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidat të pavarur. Të gjithë kandidatët do të dërgohen për verifikim para vendimin për certifikim. Kështu ka bërë të ditur Komisioni […]

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas mbylljes së afatit për dorëzimin e listave për zgjedhjet për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar për certifikim është 4 mijë e 922.

“Gjatë periudhës dymujore, 17 qershor – 16 gusht, në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 1 koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 4 mijë e 922 kandidatë, prej të cilëve 165 kandidatë për kryetar të komunave dhe 4 mijë e 757 për Kuvende Komunale”, ka thënë Elezi.

Me qëllim të verifikimit të kandidatëve, KQZ do t’i drejtohet institucioneve, siç janë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Doganës së Kosovës.

“Komunikimi me këto institucione do të jetë i vazhdueshëm gjatë këtyre ditëve. Pra, sapo të përgatiten listat e ndonjë subjekti politik, të njëjtat do t’i dërgohen këtyre institucioneve. Sipas planit operacional të miratuar nga KQZ-ja, i gjithë ky proces i dërgimit të kërkesave në këto institucione për verifikim të kandidatëve do të përfundojë deri më 23 gusht, ndërsa pranimi i përgjigjeve nga këto institucione deri më 24 gusht. KQZ-ja do të marrë vendim për certifikimin ose jo të ndonjë subjekti apo kandidati, më së largu deri më 1 shtator”, ka thënë Elezi.

Në rast të mos certifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, palët mund të paraqesin ankesë në PZAP, deri më datën 6 shtator. Ndërsa afati i fundit për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim është data 8 shtator.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?