Lushtaku pas tërheqjes së kandidatit të VV’së: Janë parti minore në Skenderaj, s’i kam pasur kurrë rivalë

Lushtaku pas tërheqjes së kandidatit të VV’së: Janë parti minore në Skenderaj, s’i kam pasur kurrë rivalë

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kreun e komunës së Skenderajt Hysni Mehani, u tërhoq sot nga gara me arsyen se “nuk garojmë kur përballë na vihet familja Jashari”, kështu duke i dalë në mbështetje kryetarit aktual, Bekim Jashari, i cili ka vendosur që të kandidojë edhe për një mandat. Por, kandidati nga radhët e […]

Por, kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Sami Lushtaku, konsideroi se Vetëvendosja në Skenderaj është minore.

“Realisht unë më së paku kam të drejt ta komentoj këtë rast kryetarin e VV-së në Skenderaj sepse është punë e dëshirë e tij. Por, PDK-ja do ta ketë kandidatin e vet e në këtë rast jam unë ai”.

“VV-në në Skenderaj nuk e kam pasur kurrë si rivalë dhe nuk e shoh as tani, këtë e kanë treguar edhe zgjedhjet nacionale, VV-ja është minore në Skenderaj. Unë garën e shoh të fort, unë kur garoj, garoj fort dhe ne jemi duke u angazhuar e punuar dhe secili kandidat që dëshiron të kandidojë është i mirëpritur”, është shprehur Lushtaku në “Info Magazine”.

Lushtaku tha se edhe në kohën kur PDK ka qenë politikisht e fuqishme e ka përkrahur Bekim Jasharin për të parin e komunës dhe ai ka fituar.

“Unë nuk dua të parashikoj e paragjykoj, unë u besoj qytetarëve të Skenderajt dhe strukturave të PDK-së dhe besoj se do të dalim fitues”.

“Edhe z. Jashari kur ka qenë kandidat, PDK-ja ka qenë e fuqishme dhe e ka përkrahë atë dhe ai ka fituar”.

Më tej, ai tha se ka qenë presioni i qytetarëve të Skenderajt që e kanë shtyrë atë të kandidojë për të parin e komunës.

“Presioni i qytetarëve që ma kanë bërë më kanë shtyrë që të kandidojë. Nuk ka asnjë kuptim që një parti që ka qenë gjithmonë e fuqishme në një komunë siç është Skenderaj të mos ketë kandidat”, ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?