Liburn Aliu nuk i do lagjet ‘geto’, tregon pse zgjodhi të jetojë në Marigona Hill

“Unë jam kundër ‘ghetove’ dhe lagjeve të mbylluara”, ka deklaruar Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tek emisioni televiziv Kallxopernime. “Si arkitekt por edhe si drejtues i një institucioni, po ua them se me ligj nuk lejohet të mbyllen ashtu”, ka shtuar Aliu. Lagjet si geto, sipas tij, parimisht janë të dëmshme për shoqërinë. Kur u […]
“Unë jam kundër ‘ghetove’ dhe lagjeve të mbylluara”, ka deklaruar Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tek emisioni televiziv Kallxopernime.
“Si arkitekt por edhe si drejtues i një institucioni, po ua them se me ligj nuk lejohet të mbyllen ashtu”, ka shtuar Aliu.
Lagjet si geto, sipas tij, parimisht janë të dëmshme për shoqërinë.
Kur u pyet nga prezantuesja e emisionit se pse kishte zgjedhur që ai të blente banesë në një nga lagjet më luksoze që po ndërtohet në kryeqytet, ministri Aliu theksoi se ka vendosur të jeton në këtë njësi banuese të veçuar, për shkak se do të jetë zonë e hapur.
“Lagja “Marigona Hill”, nuk është lagje e mbyllur. Plani është i miratuar nga Kuvendi i Prishtinës. Më tepër se 40 % e kësaj lagje do të jetë pronë komunale”
Ministri shtoi se banesën në këtë lagje do ta paguajë më kredi familjare dhe dëmshpërblimin si i burgosur politik.












