LDK: Asnjë nga kandidatët tanë për kryetar komune nuk ka probleme me ligjin

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjëri nga kandidatët e saj për kryetar të komunave nuk kanë probleme me ligjin, pas raportit që u publikua nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Tutje LDK-ja tha se për nëntë kandidatët për kryetarë të komunave të partive të tjera që kanë probleme […]
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjëri nga kandidatët e saj për kryetar të komunave nuk kanë probleme me ligjin, pas raportit që u publikua nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Tutje LDK-ja tha se për nëntë kandidatët për kryetarë të komunave të partive të tjera që kanë probleme me ligjin, nuk na vjen mirë për një gjë të tillë.
“Nëntë (9) prej kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kanë probleme me ligjin. Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta. Po ashtu, e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.
“Ky rezultat pasqyrohet saktë e qartë në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it”.












