Kusari-Lila: Me Ramën mund të flasim për tema të tjera, por jo për ‘Ballkanin e Hapur’

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për nismën “Open Ballkan” dhe raportet e Kosovës me Shqipërinë. Ajo ka thënë se me kryeministrin Edi Rama do të vazhdohet biseda por jo për temën e “Open Ballkan” për të cilën thotë se nisi njëanshëm me Serbinë dhe Maqedoninë e […]
Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për nismën “Open Ballkan” dhe raportet e Kosovës me Shqipërinë.
Ajo ka thënë se me kryeministrin Edi Rama do të vazhdohet biseda por jo për temën e “Open Ballkan” për të cilën thotë se nisi njëanshëm me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Me kryeministrin Rama i ciili njëanshëm e filloi iniciativën me Serbinë dhe MV, natyrisht se do të vazhdohet biseda por jo në këtë temë, jo në mbështetje të kësaj ideje”, tha Kusari -Lila
“Në raport me Shqipërinë jemi më tepër ithtar të trajtimit të problemeve aktuale që i kemi, qoftë në shkëmbime tregtare, qoftë në sfida të tjera në probleme burokratike pengesa të ndryshme të cilat ende sy dy shtete I kemi”, shtoi tutje ajo. /Periskopi/
“












