Kryetari i Sindikatës: Punëtorët privatë po e paguajnë faturën e pandemisë

Kryetari i Sindikatës: Punëtorët privatë po e paguajnë faturën e pandemisë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se faturën e pandemisë po e paguajnë punëtorët e këtij sektori. Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se tashmë situata po përkeqësohet dhe me zor janë duke i ndalur punëtorët që të mos protestojnë. “Ka edhe punëtorë të rrezikuar që […]

Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se tashmë situata po përkeqësohet dhe me zor janë duke i ndalur punëtorët që të mos protestojnë.

“Ka edhe punëtorë të rrezikuar që punojnë nëpër qendrat mjekësore, dhe nuk ka punëtorë teknik që punon dhe nuk e ka kaluar fazën e Covidit andaj Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ta, përveç një shtese qesharake. Andaj ne kemi dal me një kërkesë që për çdo muaj përderisa të jemi në këtë gjendje për këta punëtorë duhet stimuluar me nga 150 euro sepse janë të parët që ballafaqohen me pacientë. Ne e dimë se në çfarë gjendje jemi dhe e dimë se si po mundohemi ta ndalim protestën e këtyre punëtorëve për të cilët klasa politike nuk po i trajton si duhet”, tha Azemi.

Mes tjerash Azemi tha se nga varianti i ri Delta është krijuar një situatë kaotike dhe disa nga punëtorët e sektorit privat tashmë janë njoftuar që të mos shkojnë në punë, për çka edhe nuk do të paguhen.

“Është krijuar një situatë kaotike e një situatë frike për të cilën nuk e dimë se çfarë do ndodh deri nesër. Ne edhe ashtu kemi qenë të rënduar nga pjesa e parë e pandemisë. Tash punëtorët kanë filluar të na njoftojnë përmes telefonatave se pronarët e kompanive i kanë njoftuar që deri në njoftimin tjetër të mos vinë në punë dhe nuk do të paguhen këta punëtorë dhe mirëqenia e tyre do të përkeqësohet. Ne kemi thënë se këtë rrëmujë që e kemi përpara, nuk jemi duke e baraspeshuar sepse punëtorët e sektorit privat po e kanë barrën kryesore e ndërsa punëtorët e sektorit publik një pjesë e tyre po qëndrojnë në shtëpi ku pagat e tyre janë dyfish dhe trefish më të mëdha. Andaj fatura përfundimtare e krejt kësaj pandemie po shkon në shpinën e sektorit privat”, theksoi tutje ai.

Ai thotë se në momentin e parë që do lirohen masat do të kërkojnë të drejtat që ju takojnë.

“Nuk dua të flas në këtë kohë sepse tash është momenti të bashkohemi rreth obligimeve që i kemi, e kryesorja është që të dalim nga kjo situatë. Por qeveria e Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë problem ashtu si duhet dhe nëse vetëm fillon lehtësimi i masave atëherë të jeni të bindur që në momentin e parë do të kërkojmë të drejtën që na takon”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?