Krasniqi për strehimin e afganëve: Ndihmën ndaj të huajve ne e kemi traditë kombëtare dhe obligim moral

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se ai edhe partia e tij shprehin mbështetje të plotë për strehimin e shtetaseve afganë në Kosovë. I pari i PDK’së në shkrimin e tij në Facebook ka thënë se mikpritjen dhe ndihmën ndaj të huajve e kemi traditë kombëtare. “Në emër të Partisë […]
I pari i PDK’së në shkrimin e tij në Facebook ka thënë se mikpritjen dhe ndihmën ndaj të huajve e kemi traditë kombëtare.
“Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, shpreh mbështetjen e plotë për strehimin në Kosovë të shtetasve afganë që kanë punuar me strukturat e qeverisë amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare.”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i tij:
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, shpreh mbështetjen e plotë për strehimin në Kosovë të shtetasve afganë që kanë punuar me strukturat e qeverisë amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Jo vetëm si kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – që është një mundësi për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj aleatëve tanë amerikanë për gjithë atë që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë për ne, por mikpritjen dhe ndihmën ndaj të huajve që janë në vështirësi ne e kemi traditë kombëtare dhe obligim moral, si një popull që ka vuajtur shumë e që kemi përfituar prej ndihmës së ardhur nga jashtë.
Pranimi i këtyre refugjatëve të luftës është një dëshmi se Kosova nuk është vetëm konsumatore ndihme, por është e gatshme që me të gjitha mundësitë e saj të japë kontributin që i takon në kuadër të solidaritetit ndërkombëtar.












