KQZ: Të gjitha partitë mund të bëjnë përmirësime në lista, parashihet me ligj

KQZ: Të gjitha partitë mund të bëjnë përmirësime në lista, parashihet me ligj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ua mundëson të gjitha partive politike në vend që të bëjnë përmirësime apo korrigjime eventuale sa u përket listave të dorzuara për certifikim për zgjedhjet lokale. Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ tha se kjo është mundësi që e jep Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale që […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ua mundëson të gjitha partive politike në vend që të bëjnë përmirësime apo korrigjime eventuale sa u përket listave të dorzuara për certifikim për zgjedhjet lokale.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ tha se kjo është mundësi që e jep Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet-korrigjimet brenda afatit të caktuar.

“Duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë. Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet/korrigjimet Brenda afatit të caktuar nga Zyra”.

Ai ka sqaruar se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka kontaktuar me të gjitha partitë të cilat është evidentuar ndonjë gabim, mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet-korrigjohet.

“Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim/mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet/korrigjohet. Zyra për certifikim ka kontaktuar me të gjitha partitë te të cilat është parë e nevojshëm që duhet të bëhen përmirësim”.

“Pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonjë kandidati. Si gjithmonë, mbledhjet janë të hapura për mediat dhe do të mund të përcjellin procesin e vendimmarrjes së KQZ-së”.

Pas kësja ai ka bërë të ditur se ata që nuk pajtohen me vendimet e KQZ-së mund të ankohen në PZAP, por edhe në Gjyktën Suprem, raporton EO.

“Fillimisht kjo është faza kur bëhet korrigjimi dhe përmirësimi lidhur me dokumentacionin dhe kjo përmbyllet me datë 21, KQZ do të bëjnë edhe verifikim e kandidatëve me institucionet e tjera deri me datë 23 gusht dorëzohet kërkesa, përgjigjet i presim deri më 24 gusht. Pas vendimit të KQZ-së mund të ankohen në PZAP deri në Gjykatën Supreme”.

Gjatë ditës në medie u raportua se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me letërnjoftim të UNMIK-ut.

Mirëpo Rama ka deklaruar se në KQZ ka aplikuar për certifikim me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, të cilin e ka marrë në muajin qershor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?