Kosovari që vrau gruan e kunatën ankohet në gjykatë, thotë se i kishte therur në vetëmbrojtje

Kosovari që vrau gruan e kunatën ankohet në gjykatë, thotë se i kishte therur në vetëmbrojtje

Në qershor, Gjykata e Qarkut në Brugg ka dënuar një shtetas të Kosovës me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Ai kishte therur gruan e tij dhe motrën e saj të dyja shtetase të Shqipërisë) në Hausen të Kantonit Aargau, shkruan Badener Zeitung. I gjykuari tani mbrohet kundër vendimit që e ka shpallur fajtor. […]

I gjykuari tani mbrohet kundër vendimit që e ka shpallur fajtor.

Në pranverën e vitit 2017, një grua nga Hausen-i kishte raportuar burrin e saj për ushtrim dhune në familje.

Meqenëse gruaja më vonë kishte tërhequr ankesën, nuk u zhvillua ndonjë proces, transmeton albinfo.ch. Por përmes marrjes në pyetje nga policia, burri mëson se gruaja e tij dëshironte të shkurorëzohej nga ai.

Më vonë gjatë  po atij viti, 54-vjeçari kosovar filloi të monitoronte gruan e tij. Ai e “lokalizonte” atë përmes telefonit të tij mobil. Kështu, ai e ndiqte atë në takime dhe mblidhte “dëshmi” se si ajo takohet me burra të tjerë.

Ai gjithashtu bënte fotografi të rrëmujës në shtëpi. Sipas prokurorit, ai e bën këtë për të vërtetuar se gruaja po neglizhon detyrat e saj martesore.

Pastaj, në mbrëmjen e 7 janarit 2018, ai e ballafaqon gruan me “provat” e tij. Sipas prokurorëve, ai e kishte bërë këtë ballafaqim për ta bërë gruan të qëndronte me të. Por, me sa duket, ajo kishte refuzuar.

Në mëngjesin e 8 janarit, pak pasi fëmijët kishin shkuar në shkollë, ai hyri në dhomën e gjumit të gruas së tij dhe e theri në gjoks me një thikë kuzhine. Pastaj ai sulmon motrën e saj, e cila ishte aty për vizitë. Pasi ajo e humb vetëdijen, ai e godet me thikë dhe ajo vdes brenda pak sekondash.

Në qershor të këtij viti, kosovari u gjykua në Gjykatën e Qarkut, Brugg. Ai gjatë gjithë kohës së gjykimit kishte protestuar për pafajësinë e tij. Sipas versionit të tij, ai ishte sulmuar nga dy gratë.

Ai thjesht kishte luftuar në vetëmbrojtje dhe dy gratë kishin vdekur në këtë betejë mbrojtëse, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, sipas tij, ai as që e kishte qëlluar të shoqen por ajo “kishte rënë” në thikë gjatë përleshjes.

Ndërsa hetuesit kishin përshkruar me përpikmëri rrjedhën e ngjarjeve. Gjatë gjykimit emocional – anëtarët e familjes së grave të vrara ishin të pranishëm dhe e kishin ndërprerë procesin disa herë me të qara – gjykata i ka bashkuar pjesët e ndryshme të dëshmive.

Gjurmët e gjakut në dhomë, gjurmët e ADN -së në thikën e krimit dhe plagët mbi viktimat dhe mbi autorin: Të gjitha këto të dhëna japin vetëm një përfundim për gjykatën: versioni i rrëfyer nga burri nuk mund të ishte i saktë.

Ndryshe nga ajo që ka rrëfyer, ai ka vrarë dy gratë me gjakftohtësi. Gruan e tij sepse e kishte tradhtuar, domethënë për t’u hakmarrë dhe për të rikthyer “nderin” ndërsa motrën e saj për të hequr qafe një dëshmitare.

Prandaj, kosovari është shpallur fajtor dhe është dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë, transmeton albinfo.ch. Ai gjithashtu duhet të largohet nga vendi për 15 vjet dhe t`u paguajë të afërmit e grave të vrara rreth 200,000 franga.

Por, 54 vjeçari nuk e pranon këtë gjykim. Ai ka bërë apel në Gjykatën e Lartë (kantonale) të Aargaut, e cila do të merret me rastin në vijim. Ende nuk është caktuar data e fillimit të procesit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?