Kosovarët fillojnë t’i anulojnë dasmat pas vendimit të Qeverisë, mijëra euro humbje për bizneset

Kosovarët fillojnë t’i anulojnë dasmat pas vendimit të Qeverisë, mijëra euro humbje për bizneset

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva, tha se ka filluar anulimi i dasmave nga kontaktet që ka pasur me pronarët e restoranteve, pas vendimit të Qeverisë. Ai më tej ka shtuar se pas rritjes së numrit të rasteve kanë respektuar vendimin, por nuk do të pranojnë asnjëherë mbyllje totale. “Fillimisht jemi dakorduar […]

Ai më tej ka shtuar se pas rritjes së numrit të rasteve kanë respektuar vendimin, por nuk do të pranojnë asnjëherë mbyllje totale.

“Fillimisht jemi dakorduar që dasmat të mbahen me një numër të kufizuar, por që dyfishimi i rasteve na ka vendosur para një akti të kryer dhe që kur pamë raste kaq shumë, atëherë vendimin e ministrit në parim u pajtuam, pasi mbi të gjitha është shëndeti”.

“Qysh tani ju them që mbylljet totale nuk i lejojmë, dhe sugjeroj që le të marrin masa sa të duan por mbylljen totale nuk e lejojmë”

Sogojeva thekson që dëmet janë të mëdha pas anulimit të dasmave, por që e kanë pasur me patjetër pranimin e këtyre masave, raporton EO.

“E vërtetë që na ka dëmtuar mjaftë shumë, por kur marrim parasysh një numër kaq i madh i rasteve duhet të pajtohemi edhe me këtë situatë. Në bazë kontaktve që kemi ka filluar anulimi i dasmave”, theksoi tutje ai.

Tutje ai tha se gati 80% e dasmave kanë përfunduar, por që pjesa tjetër e mbetur do të shkaktojë humbje të mëdha.

“Pjesa më e madhe është bërë e dasmave, ku 80% e tyre janë përfunduar. Por prapë ka mbetur ky 20% që ka mbetur ka humbje me mijëra euro dhe është keq për ata që janë përgatitur për dasmat, por që është dashur të pajtohemi me këtë situatë”, deklaroi Sogojeva.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendim për anulimin e dasmave dhe ahengjeve, mbylljen e klubeve të natës, për gastronominë ka vendosur që të punohet deri në orën 22:30, do të angazhohen edhe mbi 1 000 persona staf shëndetëso e do të punohet edhe të shtunave në qendrat e vaksinimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?