Kosova as për dy muaj nuk arriti të vaksinojë 500 mijë qytetarë, si e parasheh plani për vaksinim masiv

Kosova as për dy muaj nuk arriti të vaksinojë 500 mijë qytetarë, si e parasheh plani për vaksinim masiv

As për dy muaj, Kosova nuk ka arritur të vaksinojë deri në 500 mijë qytetarë, ashtu si e sheh plani për vaksinimin në masë. Më pak se 300 mijë persona janë vaksinuar me dozë të parë, që kur ka filluar realizimi i planit për vaksinimin masiv. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Express se në […]

Që nga 15 qershori kur edhe ka filluar realizimi i planit për  vaksinim në masë, janë vaksinuar rreth 275 mijë qytetarë në vend.

Më 16 qershor të këtij viti, numri i vaksinave të administruar në vend ishte 110 mijë e 97.

13 mijë e 149 qytetarë deri atëherë ishin vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë për numrin e të vaksinuarve deri më 16 qershor.

Ndërsa, në statistikat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se deri sot në orën 17:00 numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 596 mijë e 975.

211 mijë e 781 persona raportohet se janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Mirëpo, në Planin e Veprimit për Vaksinim të Qytetarëve në Masë me Vaksinën Kundër COVID-19është paraparë që brenda një muaji të vaksinohen deri në 500 mijë persona.

Në këtë plan thuhet se vaksinimi në masë do të ndikojë në zvogëlimin e përhapjes së COVID-19.

“Procesi i vaksinimit në masë do të ndikoj në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit dhe kontrollin e pandemisë si dhe funksionalizimin e aktiviteteve shoqërore, që për synim kanë rikthimin në normalitet”, parasheh ky plan.

Deputetë e njohës të shëndetësisë kanë kritikuar disa herë Ministrinë e Shëndetësisë duke thënë se procesi i vaksinimit po shkon shumë ngadalë në vend.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se fillimi ka qenë i vështirë për shkak se në qershor nuk ka pasur doza të mjaftueshme të vaksinave.

Mirëpo, nga kjo ministri kanë thënë se në bazë të termineve që janë caktuar për ditët në vijim plani do të realizohet.

“Plani i vaksinimit në masë kundër COVID-19 ka paraparë administrimin prej 300,000-500,000 dozave në muaj. Normalisht fillimi ka qenë më i vështirë për shkak se në qershor nuk ka pasur doza të mjaftueshme të vaksinave, por pas fillimit të zbatimit të kontratës MSh-Pfizer, ka vaksina te mjaftueshme dhe sipas ritmit të tanishëm të vaksinimit, objektivi i Planit te Veprimit do të arrihet. Janë dhënë afër 600,000 doza (sot pritet të kalohet kjo shifer) dhe në bazë të termineve që janë caktuar për ditët në vijim dhe ritmit që e ka marrë vaksinimi tani, plani do te realizohet”, kanë thënë zëdhënës për informim.

Edhe drejtorë të komunave kanë treguar se së fundmi interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është rritur.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili ka thënë për Express se brenda ditës 1 mijë e 200 vaksina administrohen në këtë komunë.

Ai ka thënë se po vaksinojnë aq qytetarë sa kanë kapacitete.

“Interesimi i qytetarëve është rritur, deri 1 mijë e 200 vaksina jepen brenda ditës. Deri më 25 gusht janë të zëna të gjitha terminet. Aktualisht këto janë kapacitetet. 6 ekipe punojnë para dite 6 pasdite dhe 1 ekip mobil e kemi”, ka thënë ai.

Xhemaili është shprehur se shtimi i rasteve të reja të infektuara me virus dhe paralajmërimi i masave kufizuese për të pavaksinuarit ka ndikuar në rritjen e interesimit për tu vaksinuar.

“Shtimi i rasteve të infektuara e ka rritur interesimin për vaksinim dhe paralajmërimi i masave të reja rreth qasjes në hapësira të caktuara. Edhe apeli i vazhdueshëm i institucioneve ka ndikuar, sidomos për punëtorët arsimor”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që numri i rasteve të reja të infektuara me koronavirus ka shënuar rritje ditëve të fundit.

Andaj nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më shpejt të vaksinohen kundër COVID-19.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?