Kapet në Mitrovicë autobusi me 61 shtetas të huaj nga Siria, Irani dhe Iraku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, gjatë realizimit të një pike kontrolli të veturave, është ndaluar një aubobus me targa vendore në të cilin gjendeshin 61 shtetas të huaj. Sipas njoftimit, në mesin e tyre ishin edhe dy të mitur, ndërkohë që të gjithë ishin me […]

Sipas njoftimit, në mesin e tyre ishin edhe dy të mitur, ndërkohë që të gjithë ishin me origjinë nga Siria, Irani dhe Iraku.

“Gjatë kontrollimit të autobusit është vërejtur se në autobus gjenden 61 (gjashtëdhjetë e një) shtetas të huaj (në mesin e tyre 2 të mitur), me origjinë nga Siria, Irani dhe Iraku. Në lidhje me këtë rast janë njoftuar zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë të cilët janë marrë me trajtimin e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, shtetas i Kosovës ka deklaruar se emigrantët i ka marrë në Prizren dhe ka pas për qëllim t’i dërgojë deri në stacion të autobusëve në Mitrovicë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të tij i dyshimti i lartcekur është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. Ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar nga Njësia për Migrim. Pas intervistimit të të dyshuarit në praninë e avokatit të tij mbrojtës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?