Kamarier, një birrë të lutem, të pi sa të harroj Goran Bregoviqin

Kamarier, një birrë të lutem, të pi sa të harroj Goran Bregoviqin

Shkrim i gazetares Sonila Meço Sipas saj, shqiptarëve po iu hidhet hi syve me debatin për këngëtarin serb, për të harruar skandalet e tjera. Shkrimi i Sonilës Të zgjohesh dhe të nisësh ditën, procesi më elementar në jetën e njeriut, këto kohë është shndërruar në përpjekje e sfidë. Sepse në ato dekika mes zgjimit dhe […]

Shkrim i gazetares Sonila Meço

Sipas saj, shqiptarëve po iu hidhet hi syve me debatin për këngëtarin serb, për të harruar skandalet e tjera.

Shkrimi i Sonilës

Të zgjohesh dhe të nisësh ditën, procesi më elementar në jetën e njeriut, këto kohë është shndërruar në përpjekje e sfidë.

Sepse në ato dekika mes zgjimit dhe nisjes secili i jepet leçitjes së ngjarjeve rrotull e larg, ritual i pashmangshëm qyshse rrjetet sociale na lidhën nyje pas tyre.<Çfarë i ndodh trurit tonë në ato çaste është ftesë e pakthyeshme për ankth e panik:

Zjarret turrfullojnë, përpijnë natyrë e gjë të gjallë deri afër shtëpisë tënde dhe ti je vetëm, pa shtet, veç nën mëshirë Zoti e fqinjësh me mjete; Delta të vjen nga çdo anë me një çorientim ulëritës, bota mbyllet, vaksinat duhen bërë, por delta plus-i i sfidon dhe një Zot e di edhe sa herë do çpohemi të kuptojmë; lëvizja e lirë kushtëzohet në dhjetra forma në çdo cep të botës, por dhemb ca më tepër në vendin ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë e shpirti do vuajë në çdo familje për mungesën e një të afërmi të shtrenjtë.

Mandej nis e të ngatërrohet meraku për shëndetin me një dalldi ballkanase, që lëshon vetëm avuj urrejtjeje për tëndin, shqiptarin tjetër. Do këndojë Bregoviçi në Korçë, si rastësisht fill pas marrëveshjes trepolare mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë dhe mohuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnia, për një Ballkan të Hapur.

Dhe mbetesh si tutkun, të përfshihesh në debat a të kalosh në lajmin tjetër ku të kall datën raporti i OKB-së për ngrohjen globale e ndryshimet klimaterike që afruan me një dekadë apokalipsin.

Edhe të duash të shqetësohesh për çfarë e kërcënon përditshmërinë e të shtrenjtët e tu, pa shkuar botës së madhe, nuk të lenë kërcënimet e ofshamat e kujt duhet të bëjë shtetin e të na afrojë me Europën pasi i dhe votën, kundra atyre që i prishin terezinë e raporteve me autoritaristët e Ballkanit lumëmadh.

Dhe ndërsa bëhesh gati të çohesh  nga krevati e të hysh vrik në dush se djersët e një vape zhuritëse bashkuar me ato të ankthit prej batërdisë informative të kanë këputur pa ia nisur halleve të vërteta me fëmijët, faturat, prindërit e kreditë, kujtohesh se është vetëm gusht, muaj pushimi, se shtatori është veç dy javë larg.

Se gjithë kjo zallamahi me zjarre, pandemi, Bregoviçëra e Vuçiçëra, me ambasadorë e konspiracione, me kërcënime e borxhe, me ushtarë të  bindur e betuar qeverie lëshuar me dhëmbët e skërmitur ndaj kujtdo që bën opozitë edhe përtej asaj zyrtare (ende e nemitur pas zgjedhjeve), me opozitë në dilema të mëdha mes liderit historik e partnerit strategjik, ndërsa Shqipëria falimenton…<

Pra gjithë kjo zallamahi që sapo të mbushi dekikat nga shtrati në banjo është vetëm preludi në kohë pushimesh i një shtatori që askush nuk do ta mendojë, të paktën edhe për dy javë, se përndryshe çmendet.

Tani merrni frymë thellë, shuheni sistemin për pak çaste dhe lëreni trurin të ftohet…po ia dolët edhe për 10 sekonda është hap i madh drejt shëndetit mendor, ama kur të rinisni mos hapni rrjetin…aty ka gjobavënës që majmen me leximin tuaj, përbuzës patologjikë, që nuk kanë me ç’merren dhe koha që iu jepni u fal grimca jete, “patriotë” të paguar, “kondrapedalë” të paguar që ju t’i lexoni e t’ju zërë ankthi deri në atë pikë sa të dorëzoheni, të pranoni se jeni të pamundur, të sfiduar, të nënshtruar…ose t’ju fusin çdo orë në një “hall” të ri, që i kaluari të harrohet ndërsa të plotfuqishmit forcojnë pushtetet e pasurohen prej hutimit e ankthit masiv.

Dhe e gjitha kjo nga krevati për në banjo, pa nisur dita, në atë mrokllën ku ngjyejmë çapat e jetës sonë me gjellën që gatuajnë mjeshtrat e PR-it. Ky është kërcënimi më i egër se zjarret, pandemia, Ballkani i Hapur, bota e mbyllur, ngrohja globale, korrupsioni e borxhet, pra kërcënimi më i madh është marrja peng e vëmendjes dhe ndërgjegjes shoqërore nga marketingu i disave.

“Kamarier, një birrë të lutem, të pi sa të harroj Bregoviçin…”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?