Ka bashkuar në vete injorantin dhe kriminelin: Feraj i VV-së sulmon ashpër kryeministrin Rama

Ka bashkuar në vete injorantin dhe kriminelin: Feraj i VV-së sulmon ashpër kryeministrin Rama

Aktivistët e Vetëvendosjes në Shqipëri vazhdojnë të sulmojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama për koncertin në BeerFest të Korçës ku i ftuar ishte edhe vokalisti serb Goran Bregoviq. Më i fundit është Hysamedin Feraj. Gjatë mbrëmjes së kaluar u raportua se hedhja e gazit lotsjellës kishte bërë që shumë pjesëmarrës në Korçë të largoheshin nga koncerti […]

Gjatë mbrëmjes së kaluar u raportua se hedhja e gazit lotsjellës kishte bërë që shumë pjesëmarrës në Korçë të largoheshin nga koncerti në fjalë para se Bregoviq të niste performancën.

Vetëvendosja ka mohuar se ka pasur gisht në këtë veprim.

Por, Feraj në mëngjesin e sotëm ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke akuzuar kryeministrin Rama se është “i paditur”, përcjell Periskopi.

Për më tepër, ai e ka quajtur Edi Ramën edhe “artist të paaftë” derisa ka provuar të argumentojë pretendimin e tij se arti është historik e politik.

Statusi i plotë:

Për Edi Ramën:

  1. Njohja është gjithnjë historike: e shtrirë dhe e sintetizuar në kohë. Pa sintezën e të tre momenteve të kohës, as një fjalë e vetme, njërrokëshe, s’mund të jetë fjalë:

Kur në të tashmen themi m, a dhe l i përkasin të ardhmes; kur themi a, m i përket të shkuarës, ndërsa l të ardhmes; dhe kur themi l, m dhe a i përkasin të shkuarës.

Fjala “mal” ekziston dhe ka kuptim vetëm kur janë sintetizuar dhe njësuar në të tashmen të tre momentet kohorë: m-a-l.

  1. Arti është historik: ndërmjet emocionit të artistit dhe vendosjes së tij të tashme në mjetet e shprehjes gjithnjë ka kaluar një kohë dhe ka mbetur një veprim i së ardhmes. Jashtë artistit, arti është në marrëdhënie me artin e së shkuarës dhe parashikimit se ç’mund të krijohet në të ardhmen. Artisti i paaftë, si Edi Rama, do të dëshironte të zhdukë trashëgiminë e së shkuarës që të mund të dalë si krijues origjinal dhe origjinë për të ardhmen, ose të fsheh të kaluarën nga e cila ka vjedhur.
  2. Drejtësia është historike: pjesa më e madhe e vendosjes së drejtësisë ka të bëj me të shkuarën.

Gati askush nuk dënohet për krimin që mund të kryej në të ardhmen, sepse, në mundësi, kushdo mund të kryej krim në të ardhmen. Por kushdo që provohet si kriminel, dënohet për krimet që ka kryer në të shkuarën. Përndryshe, çdo kriminel që e ka kryer krimin, mbasi të kalojë ndojnjë sekondë mund t’i kërkojë gjykatësit të harrojë të kaluarën!

Kundër historisë janë i padituri dhe krimineli. I pari nuk di që s’ka njohje pa të shkuarën, të dytit i intereson të harrohet e shkuara. I pari është Edi Rama, i dyti është Vuçiqi. Por, ndryshe nga gjykatësi që vendos drejtësi, Rama ka pranuar të bëj krimin e padrejtësisë, sepse e ka pranuar kërkesën e Vuçiqit që të harrohet e shkuara kriminale e tij.

Kështu,  Rama ka bashkuar në vete injorantin dhe kriminelin. A thua se don me qenë dëshmi personale e pikëpamjes së Sokratit: padituria është e keqe, e keqja është padituri!

Ndërkaq, a-historikë mund të jenë vetëm domosdoshmëritë e zotësive dhe kritereve universalë njerëzorë: të njohjes, të së bukurës, të së drejtës. Pa realizimin e tyre, kushdo mbetet si Rama: i paditur, i paftë, i padrejtë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?