“Jemi vetëm, fundi ynë po afrohet”, katastrofë në Greqi, tragetet evakuojnë mijëra njerëz

“Jemi vetëm, fundi ynë po afrohet”, katastrofë në Greqi, tragetet evakuojnë mijëra njerëz

Greqia po lufton zjarret e pakontrolluara për ditën e gjashtë me radhë. Ushtarë janë dërguar për t’i ndihmuar zjarrfikësit. Shtëpi dhe objekte të shumta janë djegur dhe situata është më e keqja në ishullin Euboea, ku tragetet janë gati për evakuime të reja të banorëve që përballen me ditën e re e ferrit në tokë, […]

“Ne jemi vetëm. Fundi ynë po afrohet”, tha kryebashkiaku i qytetit të rrezikuar të Istiaias, Giannis Kotzias, për TV Sky grek.

Zjarret që kanë kërcënuar periferitë veriore të Athinës ditët e fundit janë zbutur disi, por një zjarr në Euboea ka ndezur dhe shkatërruar mijëra hektarë pyje në veri dhe ka detyruar evakuimin e dhjetëra fshatrave.

“Jam zemëruar. Kam humbur shtëpinë time … Nesër asgjë nuk do të jetë më si më parë”, tha një banore e cila u prezantua si Vasilikia pasi hipi në një traget shpëtimi në fshatin Psaropouli.

“Është një katastrofë. Fshatrat tanë janë shkatërruar, nuk ka mbetur asgjë nga shtëpitë tona, pronat tona, asgjë, asgjë”, tha ajo.

Drone Footage shows path of ravaging Greek WILDFIRES: Here’s the latest
Fires on the island of Evia are burning into a sixth straight day, destroying most of the northern part. Various areas are still at threat around Greece. pic.twitter.com/sEgYcN4xkp

— SANTHOSH (@UNITOFBHARAT) August 8, 2021

Zjarret në pyje shpërthyen në shumë pjesë të vendit gjatë një vale të nxehtit, e cila rezultoi të jetë më e keqja në Greqi në tri dekadat e fundit. Dhjetëra shtëpi dhe biznese u shkatërruan.

Greqia ka vendosur trupa për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, dhe disa vende, përfshirë Kroacinë, Francën, Egjiptin, Zvicrën dhe Spanjën, kanë dërguar ndihmë.

Më shumë se 570 zjarrfikës po luftojnë me zjarrin në Euboea, thanë autoritetet.

Roja Bregdetare ka evakuuar më shumë se 2,000 njerëz nga ishulli që nga e marta, kryesisht banorë të moshuar.

This is one of the fires in Greece, on the island of Evia. It’s not a disaster movie, it’s the very real #climate disaster and they are happening all over the world.

There is no time to wait. #ActOnClimate #Climate #energy #greenNewDeal #BuildBackBetter via @pagiannitis pic.twitter.com/OSCPJuiFgt

— Mike Hudema (@MikeHudema) August 7, 2021

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?