Ish-oficeri që shërbeu në Afganistan: Si talebanët infiltrohen në polici dhe taktikat e luftimit

Ish-oficeri që shërbeu në Afganistan: Si talebanët infiltrohen në polici dhe taktikat e luftimit

Ish-oficeri i forcave speciale të FA, Denis Deliu, ka folur për ardhjen e afganëve në Shqipëri. Duke qenë se ka shërbyer dy misione në Afganistan, ai thotë se marrja e pushtetit nga talebanët pas 20 vitesh është shumë e trishtë. Në Report tv, ai tha se refugjatët afganë nuk duhet të shihen si rrezik dhe se […]

Në Report tv, ai tha se refugjatët afganë nuk duhet të shihen si rrezik dhe se shteti ynë i ka të gjitha kapacitetet për t’i mbikëqyrur dhe monitoruar.

“Është një gjë e mirë që t’i presim. Jam dakord të vinë pasi ne dikur ishim afganët. Ata sot janë vend në nevojë dhe janë njerëz që bashkëpunuan me ne për një botë më të mirë për një Afganistan më të mire. Nuk përbëjnë rrezik pasi shteti shqiptar i ka të gjitha kapacitete gjurmuese dhe shërbimet sekrete për të monitoruar dhe mbikëqyrur secilin prej tyre dhe kuptuar se cili është. Situata aktuale është e trisht pasi për 20 vite ne kontribuuam për atë vend dhe derdhëm gjak  dhe situata përfundoi në mënyrë të tillë.  Është për të ardhur keq, ne prisnim më shumë nga ushtria afgane pasi dhamë gjithçka për trajnimin e tyre”, tha ai.

 

Për ish-oficerin, talebanët kanë evoluar shumë në teknikat e tyre të luftës. Si një person që ka luftuar kundër tyre, ai tregon se ata arrijnë të infiltrohen brenda policisë afgane, administratës dhe qeverisë për të marrë informacione dhe vepruar në momentin e duhur.

“Ata kanë eksperiencë në luftë, pasi prej vitesh trajnohen nga grupe sekrete nga Rusia, Kina, Arabia Saudite e Pakistani. Mbetet një grup i rrezikshëm për shkak të taktikave që përdorin, kanë avoluar në teknikat e tyre. Në fillim përdorën pritat ndaj misioneve tona dhe kur panë që dolën të humbur nisën të përdornin minat. Më pas eksplozivet me telekomandë dhe sot kanë evoluar duke u infiltruar brenda policisë e qeverisë afgane. Bashkëpunëtorët tanë që para 20 vitesh kërcënoheshin nga talebanët se do të vriteshin bashkë me familjet e tyre sapo të vinin në pushtet”, tha Deliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?