Ish-ministri i Financave: Masat e fundit do të lënë pasoja të mëdha në ekonomi

Ish-ministri i Financave: Masat e fundit do të lënë pasoja të mëdha në ekonomi

Ish-ministri i Financave Haki Shatri vlerëson se masat e fundit anti-COVID të propozuara nga ministrisë së Shëndetësisë do të ndikojnë dukshëm në ekonominë e vendit dhe se do të jenë me pasoja të mëdha edhe në punësim. Tutje ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se puna e Qeverisë ka qenë jashtë çdo kriteri […]

Tutje ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se puna e Qeverisë ka qenë jashtë çdo kriteri profesional dhe vetëm deklarata të ardhjes në pushtet.

“Bazuar në numrin e fundit të infektimeve duhet pasur edhe masa, por që këto masa e kanë efektin e vet negativ dhe kufizues në ekonomi, dhe do të ndikojnë në disa sektorë, dhe që do ketë pasoja në punësim, ekonomi dhe ecurinë tutje”, tha Shatri.

“Është vështirë me përcaktua dëmet që mund të jenë në ekonomi, edhe pse ajo normë që kanë deklaruar është jashtë çdo norme, me një normë të pabazuar dhe jashtë çdo kriteri profesional, me planifikuar një normë të rritjes 8% është vështirë me planifikuar ku nuk ka pasur përmasim të kushteve për zhvillim ekonomik. Njerëzit kanë ardhur në pushtet dhe mendojnë që me deklarata mundin me lëviz diçka e sidomos në ekonomi”, theksoi tutje ai.

Shatri thotë se masat e ndërmarra nga Qeveria dhe pako e ringjalljes ekonomike kanë qenë pa ndonjë plan dinamik dhe vetëm sa për t’i shëruar pasojat e pandemisë, transmeton Klankosova.tv.

“Këto masa dhe sidomos plani i ringjalljes ekonomike nuk mund të garantojnë një zhvillim ekonomik të nevojshëm, këto masa janë vetëm mi shëruar pasojat e pandemisë, nëse implementohen si duhet tek ata që janë dëmtuar gjatë pandemisë. Duhet me pasë një plan dinamik dhe të punohet shumë në ringjallje ekonomike”, përfundoi Shatri.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka paralajmëruar se të mërkurën do t’i propozohen qeverisë masat e reja që duhet ndërmarrë për luftimin e pandemisë.

“Do të propozojmë që të mbyllen klubet e natës, të reduktohet orari i gastronomisë dhe do të propozojmë zgjidhje rreth dasmave me shumë kufizime të reja”.

“Arsyeja pse do të merren këto masa është se shpërndarja e virusit është evidente që po vjen nga hapësirat e mbyllura”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?