Ish-këshilltari i Kurtit kritikon ashpër Albulena Haxhiun: Po tallet me Vettingun

Edhe një ish-bashkëpunëtor i Kurtit ka dalë kundër Albulena Haxhiut lidhur me çështjen e Vettingut. Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti nga Qeveria “Kurti 1”, Durim Berisha, ka kritikuar Albulena Haxhiun lidhur me çështjen e Vettingut. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se në cilësinë e ekspertëve për harimin e koncept-dokumentit për Vetting, janë angazhuar […]
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti nga Qeveria “Kurti 1”, Durim Berisha, ka kritikuar Albulena Haxhiun lidhur me çështjen e Vettingut.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se në cilësinë e ekspertëve për harimin e koncept-dokumentit për Vetting, janë angazhuar dy persona që nuk kanë përvojë minimale në sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, njëra nga të angazhuarat ka qenë asistente në Universitetin e Prishtinës, ndërsa asnjëra prej tyre nuk i ka mbajt as ushtrimet.
Berisha thotë se Vettingu kërkon qasje serioze, andaj një veprim i tillë, sipas tij është tallje.
Postimi i plotë:
Gjatë ditës së djeshme, Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i kanë reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kishte thënë se ata nuk do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë nëse nuk punojnë bashkërisht për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
“Unë nuk mund ta mbështesë as KPK-në e as KGJK-në nëse ata, si me thënë, i mbyllin sytë përballë shkeljeve e përballë skandaleve me të cilat jemi përballë gjatë kësaj jave apo ditëve të fundit”, kishte deklaruar Haxhiu.
Këshilli Prokurorial në reagimin e tyre kanë thënë se nuk kanë nevojë të mbështeten nga askush.
“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial nuk ka nevojë që të mbështetet nga askush, aq më pak nga pushteti ekzekutiv, sepse Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit i mbron Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, e jo vullnetet politike”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor në reagimin e tij tha se përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, jo nga vullnetet personale.
“Përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale. Përndryshe, KGjK ka mekanizmat e veta për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill”, thuhet në reagimin e KGJK-së. /Lajmi.net/













