Institucionet e Kosovës s’tregojnë se si do ti strehojnë afganët

Institucionet e Kosovës s’tregojnë se si do ti strehojnë afganët

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke komunikuar me autoritetet e Kosovës, lidhur me mundësinë që institucionet e saj të strehojnë një numër të personave nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit në këtë vend nga talibanët. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke komunikuar me autoritetet e Kosovës, lidhur me mundësinë që institucionet e saj të strehojnë një numër të personave nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit në këtë vend nga talibanët.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Ne mund të konfirmojmë se Qeveria amerikane është në bisedime me Qeverinë e Kosovës lidhur me atë se si Kosova mund të ndihmojë partnerët amerikanë në Afganistan. Tash për tash nuk mund t’iu japim më shumë detaje”, thuhet në përgjigjen me shkrim që zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ia ka dhënë Radios Evropa e Lirë.

Kosova do të strehojë afganët “pa hezitim”

Institucionet në Kosovë janë shprehur të gatshme të strehojnë qytetarët afganë, pas komunikimeve që ata thonë se kanë pasur me autoritetet amerikane.

Të dielën, më 15 gusht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se më 16 korrik është kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ia ka përcjellë kërkesën e presidentit Joe Biden, që Kosova të strehojë përkohësisht civilët afganë, kërkesë të cilën ajo tha se e ka pranuar “pa asnjë hezitim”. Ajo tha se “Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve”.

Presidentja Osmani tha se Qeveria e Kosovës ka formuar një grup punues që do të merret me çështjet organizative, në bashkëpunim me partnerët amerikanë.Kosova u bashkohet thirrjeve për largim të sigurt të njerëzve nga Afganistani

Qeveria e Kosovës, po ashtu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se sa i përket strehimit të afganëve, kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, Luan Dalipi shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, tha se “gjithçka do të përmbyllet mirë”.

“Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. SHBA-ja është aleatja jonë kryesore dhe partnerja jonë strategjike”, tha Dalipi.

Institucionet pa përgjigje për përgatitjet

Radio Evropa e Lirë, më 16 gusht u ka shkruar zyrtarëve të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, por edhe zyrtarëve të Zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mësuar për më të rejat lidhur me procesin e krijimit të mundësive për strehimin e qytetarëve afganë, por ata nuk kanë dhënë përgjigje.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qendrës për Azil, për të mësuar nëse kanë nisur përgatitjet eventuale për pranimin e qytetarëve afganë, si dhe për kapacitetet e mundshme të strehimit. Por, drejtuesit e kësaj qendre kanë thënë se për të gjitha pyetjet lidhur me këtë çështje, duhet drejtuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës.

Zyrtarë të kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovë, Xhelal Sveçla, të cilët janë kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë theksuar se së shpejti ministri Sveçla do të mbajë një konferencë për media, për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta lidhur me çështjen e strehimit të një numri të qytetarëve afganë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka thënë se është duke vazhduar angazhimin intensiv për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

“Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Kjo ministri po ashtu ka vënë në dispozicion numrin kontaktues: +383 45 492 316, ku të gjithë qytetarët e Kosovës mund të thërrasin për të marrë udhëzimet dhe ndihmën e nevojshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?