Infektologu Ramadani: Të rikthehen masat shtrënguese, vaksinimi s’mund ta ndalë hovin e të infektuarve

Infektologu Ramadani: Të rikthehen masat shtrënguese, vaksinimi s’mund ta ndalë hovin e të infektuarve

Infektologu, Hamdi Ramadani, e ka cilësuar shqetësuese situatën e fundit me COVID-19 në Kosovë, pasi vetëm gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar mbi 500 raste të infektuarish dhe dy persona kanë humbur jetën. Duke folur për emisionin Info Magazine, ai i bëri thirrje institucioneve kompetente që t’i rikthejnë masat shtrënguese në vend, sepse siç tha, […]

Duke folur për emisionin Info Magazine, ai i bëri thirrje institucioneve kompetente që t’i rikthejnë masat shtrënguese në vend, sepse siç tha, vaksinimi e imunizimi për momentin nuk mund të ndihmojë meqë është numër i vogël i tyre.

“Janë shifra kaq brengosëse. Numri i madh me tubime masive, me ahengje në restorante e klube nate, dasma e ceremoni, e kane bërë të mundshme këtë dhe ka qenë e pritshme kjo kur të hapet situata në një vend. Varianti COVID-19 është mjaft transmetues dhe e ka bërë të veten, si dhe pritet që edhe në ditët e ardhshme të na paraqiten edhe më shumë raste pasi situata me masa anti-epidemike është e hapur, s’kemi masa në kuptimin e kufizimeve”.

Ramadani shtoi që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duhet të dalë në mënyrë emergjente me qëndrime e vendime të prera se si duhet ndalur ky numër të infektuarish dhe që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmarrin masa të shpejta e të menjëhershme sepse sipas tij, situata mund të shkojë edhe më keq dhe të përshkallëzohet gjendja.

“Organet kompetente të dalin me masa konkrete gjatë 24-48 orëve të ardhshme. Të ketë masa shtrënguese, qoftë edhe me kufizim në orët e mbrëmjes sepse vaksinimi s’mund ta ndalë këtë hov të të infektuarve pasi numri i të vaksinuarve në vendin tonë është i vogël”.

“Është mirë të analizohet situata dhe ata persona që s’marrin vaksina të jenë të kufizuar e shtrënguar. Por e rëndësishme është që në dy javët e fundit të zvogëlohet ky trend i rritjes së numrit dhe masat anti-pandemike të kthehen e të bëhen rigoroze e të ashpra, se vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet hovi”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?