Infektologu Dreshaj i indinjuar me Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Shteti po e trajton jetën njerëzore vetëm si shifër

Infektologu Dreshaj i indinjuar me Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Shteti po e trajton jetën njerëzore vetëm si shifër

Infektologu i njohur, tani deputet në Kuvendin e Kosovës Dr.Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet vetëm si shifër në statistikat ditore të infeksioneve me Covid19. Dreshaj ka shkruar në Facebook se shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre. “Është fatkeqësi e madhe që jeta njerëzore […]

Infektologu i njohur, tani deputet në Kuvendin e Kosovës Dr.Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se është fatkeqësi që jeta njerëzore po trajtohet vetëm si shifër në statistikat ditore të infeksioneve me Covid19.

Dreshaj ka shkruar në Facebook se shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre.

“Është fatkeqësi e madhe që jeta njerëzore po trajtohet nga shteti vetëm si shifër në statistikat ditore të të infektuarve. Jeta është e shenjtë dhe është obligim shtetëror që ajo të mbrohet. Vet shtetet janë krijuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tyre.”, ka shkruar Dreshaj.

Deputeti Shemsedin Dreshaj krahas shkrimit, ka ndarë dy fotografi, me stafin e Klinikës Infektive në Prishtinë, ku edhe u ankua për kushtet e rënda në të cilat punojnë mjekët dhe stafi teknik.

“Në Klinikën Infektive, nuk punon as porta dezinfektuese. Brenda klinikës, në mungesë stafi, po kujdestarojnë edhe kryeinfermierët. Fuqia shpirtërore e këtyre grave dhe burrave është për admirim. Nuk dorëzohen asnjëherë.”, ka shkruar Dr. Dreshaj, duke pyetur krejt në fund: “Po shteti, ku është?”.

Ndryshe, pas largimit nga puna të qindra mjekëve e infermierëve, që ishin angazhuar si staf shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid19, gjendja në SHSKUK, spitale regjionale e QKMF, paraqitet e tmerrshme. Kjo, pasi që numri i rasteve aktive të qytetarëve të infektuar me COVID19, ka kaluar mbi 19 mijë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?