Imami nga Karaçeva i largon fotot e Rugovës e Skënderbeut, derisa po mbahej një e pame

Gjatë një ceremonie mortore që po mbahej të dielën në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, imami i fshatit ka larguar nga salla fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe Skënderbeut nga salla ku po mbahej ceremonia Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën. Express mëson se disa […]
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën.
Express mëson se disa persona kanë bërë ankesë në polici kundër imamit të fshatit, i cili derisa po mbahej e pamja për një rast vdekjeje, ka larguar fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Po ashtu, imami ka larguar dhe të gjitha fotografitë tjera të figurave historike që ishin të vendosura aty.
Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, ndërkaq rasti është iniciuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.












