Imami i Karaçevës pasi i largoi fotot e Skënderbeut e Rugovës: Në vendin ku ka fotografi nuk hynë melaqet

Imami i Karaçevës pasi i largoi fotot e Skënderbeut e Rugovës: Në vendin ku ka fotografi nuk hynë melaqet

Mëngjesin e së dielës, derisa në sallën e fshatit Karaçevë e Epërme po mbahej e pamja për hoxhën e fshatit, imami i xhamisë, Egzon Kastrati, ka larguar nga aty fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e disa figurave tjera historike. Banorët e kanë lajmëruar në polici, ndërkaq imami ka treguar për Express se […]

Mëngjesin e së dielës, derisa në sallën e fshatit Karaçevë e Epërme po mbahej e pamja për hoxhën e fshatit, imami i xhamisë, Egzon Kastrati, ka larguar nga aty fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e disa figurave tjera historike. Banorët e kanë lajmëruar në polici, ndërkaq imami ka treguar për Express se pse e ka bërë një veprim të tillë

Kastrati ka deklaruar se largimi i fotografive ka qenë i përkohshëm. Ai ka thënë për Express se në vendin ku ka fotografi, nuk hyjnë melaqet.

“Po, shumë thjesht, i kemi largu sepse aty ku ka fotografi, melaqet nuk hyjnë. Edhe i kemi largu përkohësisht, derisa të kryhet e pamja për hoxhën e fshatit, që ka vdekur hoxha i vjetër i fshatit, dhe kemi pasë me i rikthy në vendin e vet, pikë”, ka deklaruar Kastrati.

Kastrati tha se salla e fshatit është ozurpuar nga personat të cilët janë ankuar në polici për të, e që sipas tij, në komunitet njihen si ‘idiotët më të mëdhenj’.

Imami i Karaçevës së Epërme tha se fotografitë do të riktheheshin në muret e sallës pas përfundimit të riteve fetare.

“Ato janë rikthy me gjasë, nuk e di unë, sepse e kanë ozurpu tash sallën ata personat që janë anku, që në komunitet njihen si idiotët më të mëdhenj, por nuk ka problem ajo punë, ne nuk e kemi pasur qëllimin me i hekë dhe me i dëmtu, i kemi hekë i kemi lëshu poshtë, e kemi pasë qëllimin edhe me i pastru dhe me i vendosë aty. Mirëpo, dikush e ka keqinterpretua dhe me qëllim e ka laku qëllimin e zhvendosjes së fotografive, por ne nuk kemi asgjë as kundër figurave kombëtare as kundër askujt, thjesht parimet e fesë unë jam i paguar me i çu n’vend, paguhna, marr rrogë për atë punë unë”, ka deklaruar Kastrati.

Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën, dhe se rasti iniciuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?