Haziri: Qeveria të merret më seriozisht me pandeminë

Haziri: Qeveria të merret më seriozisht me pandeminë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se 936 raste aktive në Gjilan, janë gjendje alarmi për të gjitha institucionet jo vetëm në nivelin lokal, sepse është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë në Gjilan dhe shifrat paralajmërojnë që duhet të ketë një vendosmëri institucionale karshi Covid-19. “Në Gjilan po […]

“Në Gjilan po shënojmë një rekord të zi dhe Komiteti i Emergjencave, është vazhdimisht duke punuar 7 ditë në javë, në monitorimin e gjendjes, zbatimin e detyrave për parandalim, e deri te shërbimet shëndetësore që u jepen qytetarëve të infektuar në shtëpi nga ekipet mjekësore. Numri kaq i madh i të infektuarve lidhet edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që i kemi edhe në këtë javë në Gjilan, por veprimet e shtetit duhet të jenë më të ashpra, por me arsyeshmëri maksimale për ta mbrojtur qytetarin përmes masave dhe respektimit të tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej potencoi se “Mësimdhënësit, shërbimet hoteliere, mjekët dhe qytetarët në përgjithësi duhet të vaksinohen. Unë kam reaguar dhe kjo tashmë është e ditur se më 1 shtator asnjë mësimdhënës nuk mund të shkoj në shkollë e të dal para nxënësve, nëse nuk e ka konfirmimin e vaksinimit, ose testin ditor për Covid-19. Duhet të mundësohet nga ana e qeverisë që me ekipe shtesë, me punësime të përkohshme të rriten kapacitetet dhe vaksinimi të bëhet 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për imunizim të përgjithshëm më të shpejtë. Nuk jemi në gjendjen që të lejojmë komoditet”, ka potencuar kryetari Haziri.

Gjendja është alarmante edhe në Spitalin e Përgjithshëm që jep shërbime për gjithë lindjen e Kosovës, Luginën e Preshevës dhe nëse mbushen spitalet me të infektuar, atëherë alarmi do të bartet edhe në QKUK.

“Masat e fundit të marra nga qeveria janë masa selektive dhe jo në bazë të vlerësimit të drejtë, sepse është dashur që me masa të ashpra, të niset që nga administrata e shtetit, jo vetëm nga sektori privat. Sot disa shërbime si lokalet e natës, dasmat etj, janë sanksionuar brenda ditës, kurse disa kategori të tjera u është dhënë afat të përgatiten. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që ta trajtojë me seriozitet më të lartë infeksionin dhe pandeminë Covid-19 në përgjithësi. Kemi të prekur grupmoshat e reja dhe një numër shumë të madh të mërgimtarëve me infeksion”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?