Haziri: Gjendja me Covid-19 është alarmante, orari i vaksinimit të jetë 24/7

Haziri: Gjendja me Covid-19 është alarmante, orari i vaksinimit të jetë 24/7

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin për menaxhimin e pandemisë Covid-19, në bazë të vlerësimeve ndërinstitucionale, vlerëson një gjendje të tendosur dhe kronikë e zezë, për shkak se janë aktive 1063 raste me Covid-19. “Ky është numri më i madh i të infektuarve në Komunën e Gjilanit dhe deri më […]

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin për menaxhimin e pandemisë Covid-19, në bazë të vlerësimeve ndërinstitucionale, vlerëson një gjendje të tendosur dhe kronikë e zezë, për shkak se janë aktive 1063 raste me Covid-19.

“Ky është numri më i madh i të infektuarve në Komunën e Gjilanit dhe deri më tani 150 qytetarë kanë humbur jetën. Kjo është gjendje shumë e rëndë dhe kërkon bashkëpunim të përgjithshëm, në respektim të masave mbrojtëse dhe vaksinim. Në regjistrin e vaksinimit konfirmohet se deri mbrëmë janë dhënë 34475 vaksina.

Është e vetmja mënyrë për rritje të imunitetit kolektiv, prandaj apeloj që të vaksionoheni sa më shumë, sepse kështu mund të tejkalojmë më lehtë infeksionin. Vetëm me vaksinim, mund ta ruajmë jetën, familjen por edhe vendin e punës”, ka thënë Haziri.

Ai më tej ka apeluar edhe në qeverinë e Kosovës që orari i vaksinimit të jetë në formatin 24 orë dhe 7 ditë në javë, me dinamikë të re dhe më intenzive, me mobilizim më të madh shtetror, për t’u dhënë mundësi Komunave për menaxhim në baza ditore në mënyrë që ta përmbyllim vaksinimin.

“Gjilani ka mundësi për të organizuar edhe lokacionin edhe kapacitetet, mirëpo duhet që qeveria këtë shërbim ta bart në Komuna si kompetencë. Ne nga palestra e sporteve, ku është duke ndodhur vaksinimi tani, mund të aktivizoj edhe tri qendra tjera për të vaksinuar sa më shumë qytetarë”, ka theksuar Haziri.

Haziri ka apeluar qytetarët që masat anti kovid të zbatohen nga të gjithë në përpikri, sipas urdhresës së qeverisë, që parasheh edhe anulimin e ahengjeve, dasmave dhe organizimeve të tilla, duke bërë kështu që edhe festivalli “Mish Mish”, i paraparë për nesër në bazë të kalendarit për mërgatën, shtyhet për një datë tjetër, për shkak të kushteve dhe masave të reja që janë publikuar nga niveli qendror.

Për ndryshe, në bazë të statistikave të përgjithshme raste aktive me Covid-19 janë 1063 raste, të shëruar janë 6539 raste, fatkeqësisht jetën e kanë humbur 150 qytetarë, kurse numri total i rasteve pozitive deri më sot ishin 7753 raste, ndërsa të hospitalizuar janë 72 pacient me covid.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?