Haxhi Avdyli fajëson IKSHPK-në e lavdëron Vitinë: Ka njohuri të thella, 24 orë i angazhuar

Haxhi Avdyli fajëson IKSHPK-në e lavdëron Vitinë: Ka njohuri të thella, 24 orë i angazhuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka zhvilluar së fundi një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Pas kësaj, Avdyli i cili me profesion është mjek u deklarua lidhur me situatën e krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19. Duke u munduar të lavdërojë punën e ministrit Vitia, Avdyli ka fajësuar Institutin […]

Pas kësaj, Avdyli i cili me profesion është mjek u deklarua lidhur me situatën e krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

Duke u munduar të lavdërojë punën e ministrit Vitia, Avdyli ka fajësuar Institutin Shëndetësorë Publik të Kosovës kinse për mos paralajmërimin e hershëm lidhur me situatën epidemiologjike.

Madje i njëjti tha se mangësitë që janë identifikuar janë mos paralajmërimin i hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartimin e studimit të situatës dhe angazhimin e tyre më të madh në sqarime, informim e edukim të qytetarëve.

Por Haxhi Avdyli me këtë rast nuk hezitoi të thur vargje për ministrin Vitia duke e quajtur njeri që ka njohuri të thellë rreth situatës e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSh-së për përballim e gjendjes së krijuar.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbrëmjes së sotshme me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia , bashkë me Kryetaren e komisionit Fatmire Mulhaxha Kollçaku , trajtuam ecurinë e deritashme situatës shëndetësore në vend. Nga sqarimet gati 3 orë nga Ministri jam më optimist në përballimin e gjendjes së rënduar me pandeminë.
Situata aktuale fletë se :
1.Vaksina do ketë mjaftueshëm e në vazhdimësi për një vaksinim masiv deri 60% e më shumë.
2. Spitalet edhe pse të ngarkuar si asnjëherë, po përballojnë këtë fluks. Ska pacient që nuk po merr trajtimin e duhur.
3. Furnizimi me Oksigjen shumë më i mirë, me oksigjenim qendror me cisterna e metoda tjera.
4. Furnizimi me barna shumë i përmirësuar. Dyfishim i buxhetit për barna.
4. Mobilizim dhe angazhim i stafit të ri infermieror e mjekë, deri në mbi 1000 e më shumë.
5. Menaxhmenti në klinika e mjekët të mobilizuar që të përballohet situata e rënduar.
6 . Kemi një ministër që ka njohuri të thella rreth situatës, e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSh për përballimin e kësaj gjendje të renduar.
7. Kemi një qeveri që tërë resurset e shtetit ka vendosur në shërbim të përballimit të statusit të keqësuar shëndetësor të popullatës.
-Mangësitë që u identifikuan mbesin në mos paralajmërimin e hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartim e studim të situatës epidemiologjike dhe angazhim të tyre me të madh në sqarime , informim e edukim të qytetarëve nga ana eksperteve të shendetit publik. Poashtu kërkohet angazhim më të madh të inspektoratave për përcjelljen të respektimit të masave anti kovid nga ana qytetarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?