Haradinaj kujton arrestimin e Gjuriqit, kritikon Kurtin për “universitetin paralel” në Mitrovicë

Haradinaj kujton arrestimin e Gjuriqit, kritikon Kurtin për “universitetin paralel” në Mitrovicë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kohës së tij si drejtues i ekzekutivit është punuar shumë më mirë sesa që po punon qeveria e drejtuar nga Albin Kurtit sot. Haradinaj ka kujtuar se si ishte arrestuar ish-drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” Marko Gjuriq në vitin 2018 […]

Haradinaj ka kujtuar se si ishte arrestuar ish-drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” Marko Gjuriq në vitin 2018 pasi kishte shpërfillur institucionet e Rerpublikës së Kosovës, gjatë kohës sa vetë lideri i AAK-së kishte drejtuar Qeverinë e Kosovës.

“Në kohën e Qeverisë Haradinaj nëse ndonjë zyrtar i Serbisë është lazdruar në Kosovë ju e dini se si e ka trajtuar ligji këtu”, ka thënë Haradinaj gjatë një takimi me strukturat në Deçan.

Ndërkohë ka thënë se është e pabesueshme që po vihen gurthemelet e “universitetit paralel” në Mitrovicë, në kohën kur Kosova po drejtohet nga Albin Kurti

“Besomni qeverisja Haradinaj është shumë shumë herë më e mirë se qeverisja Kurti, e nuk e kemi pasë këtë shumicë. Me të ardhur, kemi siguruar prodhim të energjisë elektrike, atë kohë s’është prodhuar asnjë megavat në KEK, e kam ndalë blerjen e energjisë prej Serbisë. Me një shumicë të ndishme e kemi bërë ushtrinë e Kosovës, që është garanca mos me qenë si Afganistani. S’mujm me qenë na si Afganistani, se kemi ushtri që po shkon në NATO e ta ka pranu Amerika. Se po i dëgjoj njerëzit që po bëjnë krahasime e po gabojnë shumë.

Në kohën e Qeverisë Haradinaj nëse ndonjë zyrtar i Serbisë është lazdruar në Kosovë ju e dini se si e ka trajtuar ligji këtu. Por është e pa besueshme që me ardhë prej Serbie me të nisë gurthemel të universiteti në Mitrovicë, e pabesueshme. A ma tregoni një punë të qeverisë Kurti, përveç që I ka ndalë paret për rrugën e Plavës, që po i ndal projektet, që i ka ndalë shtesat për personel mjekësor. Prandaj bëni çmos të forcohemi, ka qenë gabim të besojmë se dikush do ta dojë Kosovën si e doni ju”, ka thënë Haradinaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?