Haradinaj: Kam qenë i detyruar të ruaj ndarjen e Kosovës nga vëllai im, Edi Rama

Një ditë pas shkrimit me plot kritika të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të disa prej liderëve në Kosovë, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj ka thënë se 2 vite më parë në Berlin pati një bisedë të pakëndshme me kryeministrin Rama dhe jo me liderët […]

Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj ka thënë se 2 vite më parë në Berlin pati një bisedë të pakëndshme me kryeministrin Rama dhe jo me liderët tjerë evropianë, siç kishte thënë kryeministri shqiptar në shkrimin e tij një ditë më parë.

Ish-kryeministri ka thënë se ka qenë i detyruar të ruajë Kosovën nga ndarja prej Ramës, i cili sipas tij në atë kohë ishte rreshtuar në anën e gabuar.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama dhe ato që thotë sot janë të pabazuara, në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, për ndarjen e Kosovës që ishte rrezik për Ballkanin që do të na dërgonte në luftëra të reja. Unë s’ja kam treguar arat amerikanëve as gjermanëve, por jam detyruar të ruaj arat nga vëllau im, Edi Rama”, ka thënë Haradinaj në intervistë.

Haradinaj konfirmoi se ka pasur bisedë me fjalor të ashpër me Ramën, ashtu siç bëri me dije kreu i ekzekutivit të Shqipërisë para një dite.

Kujtojmë se dje në një status të tij, duke mos përmendur emrin e tij, Rama iu referua Haradinajt si “lider kosovar”, duke thënë se në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?