Haliti: Uroj që arrestimi i zyrtarëve komunalë në Pejë të mos ketë prapavijë politike

Haliti: Uroj që arrestimi i zyrtarëve komunalë në Pejë të mos ketë prapavijë politike

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme të zyrtarëve komunalë të Pejës, të dyshuar për korrupsion. Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se uron që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale. “Zakonisht, nuk përzihem në çështje të drejtësisë. Por, uroj që arrestimet […]

Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se uron që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale.

“Zakonisht, nuk përzihem në çështje të drejtësisë. Por, uroj që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale”, ka shkruar Haliti.

Përndryshe, Haliti ka thënë se është ithtar e mbështetës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Motoja ‘askush përmbi ligjin’, dhe kontrolli ligjor publik e politik ndaj të gjitha institucioneve për të ndërtuar shtetin e së drejtës duhet të jetë obligim i përgjithshëm”.

“Të gjithë ata që përpiqen të barrikadohen me arsyetimin se përgjegjësia e tyre është brenda klanit, e në kundërshtim me praktikën ligjore evropiane, duhet shkarkuar sipas ligjeve në fuqi, e kur ligjet nuk parashikojnë mënyrën dhe vendin e llogaridhënies për të gjithë, duhet amandamentuar ligjet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë të hënën ka bërë të ditur se pas hetimeve nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 7 persona të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në Komunën e Pejës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?