Gjini shkarkon dy drejtorët që i dolën kundërkandidatë për kryetar të Gjakovës

Gjini shkarkon dy drejtorët që i dolën kundërkandidatë për kryetar të Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë komunal, pjesë e qeverisë së koalicionit të AAK-së në qeverisjen komunale. Fazli Hoxha, drejtor i Inspektoratit, nga Nisma Socialdemokrate dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ferdinand Kolaj nga PSHDK janë dy të shkarkuarit të cilët kanë kandiduar për kryetar komune. Kryetari Ardian […]

Fazli Hoxha, drejtor i Inspektoratit, nga Nisma Socialdemokrate dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ferdinand Kolaj nga PSHDK janë dy të shkarkuarit të cilët kanë kandiduar për kryetar komune.

Kryetari Ardian Gjini ka treguar hapur para mediave se i ka shkarkuar për shkak të kandidimit të tyre për kryetar komune.

“Ata të dy kanë kandiduar për kryetar komune dhe nuk ka kuptim tani që ne të debatojmë për programet e partive tona nëpër studio gjatë mbrëmjeve e në mëngjes unë të iu jap urdhra atyre. Nuk ka logjikë politike”, është shprehur Gjini. “Kam biseduar dje me ta gjatë dhe i kam liru prej detyrës, i falënderoj për punën, nuk janë shkarku pse kanë punu apo janë sjellë keq”, ka theksuar Gjini pas vendimit për shkarkim.

Në anën tjetër njëri nga dy të shkarkuarit, Fazli Hoxha nga Nisma Socialdemokrate, në një konferencë shtypi pasi ka njoftuar se kryetari Gjini ka kërkuar një “dorëheqje miqësore” nga ana e tyre, nuk është pajtuar me vendimin e kryetarit duke e quajtur të njëanshëm.

“Është e papranueshme dorëheqja miqësore, derisa nuk ka shkelje në detyrë”, ka theksuar ai. “Vendimi ka të bëjë me fuqizimin tim si kandidat për kryetar dhe të Nismës si parti në Gjakovë dhe tjetra është se unë i kam ndalë të gjitha ndërtiimet pa leje, kam qenë i vendosur dhe tani në kohë fushate ka tendenca që të fillojnë ndërtime pa leje në komunën tonë nga disa grupe dhe për këta ka ardhur deri tek ky vendim”, është shprehur Hoxha ndër të tjera.

Të mërkurën përkundër përpjekjeve nuk arritëm të kontaktojmë me të shkarkuarin nga PSHDK-ja, Ferdinand Kolaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?