Gjermania pranon 10 mijë refugjatë nga Afganistani, Kanadaja 20 mijë dhe SHBA’ja 80 mijë

Gjermania pranon 10 mijë refugjatë nga Afganistani, Kanadaja 20 mijë dhe SHBA’ja 80 mijë

Qindra afganë ishin vendosur sot në radhë pas telave me gjemba në aeroportin e Kabul për fluturimet e evakuimeve teksa rendi duket se është rivendosur pas skenave të frikshme të kaosit të djeshëm. Në pamje të publikuara sot një person i kapur në rrotat e avionit në fluturim besohet se është shtypur për vdekje, pasi […]

Qindra afganë ishin vendosur sot në radhë pas telave me gjemba në aeroportin e Kabul për fluturimet e evakuimeve teksa rendi duket se është rivendosur pas skenave të frikshme të kaosit të djeshëm.

Në pamje të publikuara sot një person i kapur në rrotat e avionit në fluturim besohet se është shtypur për vdekje, pasi tre njerëz të tjerë ranë dje nga lartësia e avionëve në fluturim.

Dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve me dokumente të shtrënguara në duar, mbanin radhë të rregullt para rojeve të armatosura afgane, teksa helikopterët Apache fluturonin rreth aeroportit ‘Hamid Karzai’ në Kabul.

Zhvillimet e sotme ishin një skenë krejt tjetër nga kaosi i pakontrollueshëm i ditës së djeshme që i kushtoi jetën të paktën shtatë njerëzve. Në videon e publikuar sot një burrë shihej që dukej se u shtyp për vdekje nga mjetet ulëse të avionit teksa ishte kapur në rrotat e transportuesit C-17 duke tentuar të largohet nga vendi.

Llogaritet se janë rreth 56,000 njerëz që kërkojnë të evakuohen nga Afganistani – duke përfshirë 22,000 që zotërojnë viza amerikane, 4,000 qytetarë britanikë.

10,000 refugjatë janë pranuar nga Gjermani, dhe 20,000 janë të pranuar nga Kanadaja. Por numrat pritet të rriten akoma më shumë.

SHBA ka thënë se do të pranojë 80,000 emigrantë me viza speciale që kanë ndihmuar operacionet e tyre ushtarake atje, të cilët përballen me frikën e hakmarrjeve nga Talibanët. Uashingtoni ka ende 7,500 trupa duke mbrojtur aeroportin, ndersa deri tani janë evakuar rreth 6000 shtetas të SHBA.

Sot konfirmuan evakuimin e stafit diplomatik Spanja, Franca e India.

Rusia e Indonezia do të evakuojnë vetëm një pjesë të stafit, kurse misioni diplomatik i BE i drejtuar nga Andreas Von Brandt është ende në vend dhe pret të largohet.

Turqia ka thënë se mirëpret mesazhet pozitive nga qeveria e re talibane dhe thotë se do të mbajë bisedime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?