Gazeta zvicerane: Kosovarët po e bartin virusin nga vendlindjet e tyre

Gazeta zvicerane: Kosovarët po e bartin virusin nga vendlindjet e tyre

Rreth një e treta e infeksioneve me koronavirus aktualisht në Zvicër kanë hyrë nga jashtë, gjegjësisht janë sjellë nga ata që po kthehen prej pushimeve. Në kantonin e Cyrihut, për shembull, rreth 30 për qind e infeksioneve aktualisht u faturohen njerëzve që kthehen nga pushimet – me tendencë rritjeje. Shumica e infeksioneve janë marrë në […]

Në kantonin e Cyrihut, për shembull, rreth 30 për qind e infeksioneve aktualisht u faturohen njerëzve që kthehen nga pushimet – me tendencë rritjeje. Shumica e infeksioneve janë marrë në vendet e pushimeve si në Spanjë, Greqi, Qipro dhe Kosovë, raporton “Neue Zürcher Zeitung”.

Gazeta zvicerane “NZZ” raporton se infeksionet e reja nuk po vijnë vetëm nga shtetet e famshme për pushime, por një numër i madh është edhe nga Kosova.

Pasi shumë kosovarë kanë shfrytëzuar këtë verë që më në fund të takohen me shoqërinë e familjen në vendlindje.

“Në rikthimin e tyre po bartin disa prej tyre virusin me vete për në Zvicër. Një arsye e madhe për këtë është shifra e vogël e vaksinimeve në shtetin e Balkanit: Më pak se 10 për qind e popullatës është vaksinuar me dy doza të vaksinës”, thuhet nga NZZ.

Në Kantonin e Cyrihut shifrat e infeksionit janë rritur dukshëm. Sipas përqindjes së marrë brenda javës, i bie që çdo ditë po infektohen nga 140 persona. Po preken veçanërisht personat nën moshën 40-vjeçare – mesatarja thuhet se është 29 vjet. Në Cyrih, infeksionet ndodhin rrallë në jetën e natës, ndërsa në Bazel ky burim është përgjegjës për rreth një të katërtën e infeksioneve.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) u bën thirrje urgjente udhëtarëve që kthehen të testohen, edhe nëse nuk kanë simptome. Fjala është për ata që nuk janë vaksinuar ose shëruar. Por ajo nuk ka planifikuar ndonjë masë të mëtejshme ndërsa testet vazhdojnë të jenë pa pagesë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?