FSSHK kërkon nga Kurti që punëtorëve shëndetësorë t’u paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi paga

FSSHK kërkon nga Kurti që punëtorëve shëndetësorë t’u paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi paga

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që punëtorëve shëndetësorë të sektorit publik t’i paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji qershor i këtij viti. Nga kjo Federatë kanë thënë se janë të lumtur që është votuar pro marrëveshjes kornizë të kredisë së datës 14 gusht 2020 në […]

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që punëtorëve shëndetësorë të sektorit publik t’i paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji qershor i këtij viti.

Nga kjo Federatë kanë thënë se janë të lumtur që është votuar pro marrëveshjes kornizë të kredisë së datës 14 gusht 2020 në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj COVID-19” si dhe të Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luxemburgut për vazhdimin e projektit për bashkëpunim dhe zhvillim që quhet ”program për mbështetje shëndetësore”.

Njoftimi i plotë:

I nderuari Z.Kryeministër,

Me vëmendje e kemi përcjellur seancën e Kuvendit të Kosovës me datë 06.08.2021 në të cilën u votua për miratimin e marrëveshjes kornizë të kredisë së datës 14 Gusht 2020 në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit”Reagimi emergjent ndaj COVID-19” si dhe të Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luxemburgut për vazhdimin e projektit për bashkëpunim dhe zhvillim që quhet”program për mbështetje shëndetësore”.

Jemi shumë të lumtur që këto marrëveshje kanë kaluar duke qenë se njëri projekt ka mundësuar hartimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 përmes ekspertëve të tyre ku edhe është dhënë propozimi për përfshirjen e shtesave në pagë për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë kurse marrëveshja për kredi parasheh rimbursimin e mjeteve bazuar në vendimin nr.09/08 të datës 21.04.2021 si dhe vendimin me nr.07/59 të datës 21.01.2021.

Andaj duke marr parasysh që tani buxhetit të Kosovës i janë shtuar këto mjete kërkojmë që punëtorëve shëndetësor të punësuar në sektorin publik ti paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji Qershor 2021.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?