Flet doktori që ia nxori nga barku telefonin 33-vjeçarit: Bateria ishte me e rrezikshmja sepse mund të shpërthente

Flet doktori që ia nxori nga barku telefonin 33-vjeçarit: Bateria ishte me e rrezikshmja sepse mund të shpërthente

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Një 33-vjeçarit i është hequr nga barku telefoni, pasi katër ditë më parë e kishte gëlltitur atë. Për rastin njoftoi i pari doktor Skender Telaku, ndërsa në opinion mori vëmendje të madhe. Sesi ka shkuar kjo ndërhyrje dhe a është e rrezikshme gëlltitja e […]

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Një 33-vjeçarit i është hequr nga barku telefoni, pasi katër ditë më parë e kishte gëlltitur atë.

Për rastin njoftoi i pari doktor Skender Telaku, ndërsa në opinion mori vëmendje të madhe. Sesi ka shkuar kjo ndërhyrje dhe a është e rrezikshme gëlltitja e telefonit, doktor Teleku ka dhënë detaje.

Doktor Telaku tha se fillimisht nga barku i 33-vjeçarit u nxorën kapakët e telefonit e më pas bateria, kjo e fundit konsiderohet më e rrezikshmja.

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urgjencë, kur hynëm në lukth e pam që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda. Hyjmë me pajiset që I kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shpërthejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shpërthejë zorrët”, tha Teleku për Gazetën Express.

Ai tha se për nxjerrjen e telefonit është punuar rreth dy orë.

“Kjo nuk është operacion, është rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë, sikur të mos kishim sukses do të duhej me pre barkun dhe me nxjerrë nga barku. Jemi mundu dy orë dhe u nxorr”.

Doktori nuk përmendi arsyet që kanë çuar 33-vjeçarin deri te gëlltitja e telefonit, por tha se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të premten e ka përbi deri të hënën i ka qëndru.Pacienti mirë është, e nxorrëm, nuk është lehtë me punu në dy orë, por shpërthim nuk pati”, tha tutje doktori për Gazetën Express.

Ai shtoi se ka raste të ndryshme kur përpihen trupa të huaj si protezat e dhëmbëve etj.

“Diku ndodhin spontanisht, e diku me qëllim”, përfundoi ai.

Pamje të telefonit që qëndroi katër ditë në stomakun e pacientit ka publikuar doktor Skender Telaku.

“Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?