Fillojnë punën 85 inspektorë të rinj, pa përfunduar afati i ankesave

85 inspektorë të rinj të angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 kanë filluar punën sot, por pa respektuar afatin e ankesave që është vënë në dispozicion. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu, u uroi mirëseardhje 85 inspektorëve të rinj duke shprehur gatishmërinë për mbështetje në punë, ndërsa kërkoi […]
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu, u uroi mirëseardhje 85 inspektorëve të rinj duke shprehur gatishmërinë për mbështetje në punë, ndërsa kërkoi angazhim maksimal qe bashkë me institucionin tjetër ligje zbatues për mbikëqyrje të masave Policinë e Kosovës do të bartni mbi supe menaxhimin për mbikëqyrje të masave.
“Përveç aspektit mandator ligjor të detyrës në punë, duhet ta keni edhe ndjenjën e përgjegjësisë humane morale qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi sepse keni mision në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kjo është detyra dhe misioni me i rëndësishëm qe mund ta keni ndonjëherë”, bëhet e ditur në njoftimin e AUV-it.
Në anën tjetër, në njoftimin e bërë dje nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmes të cilit u bënë publik emrat e 85 personave të pranuar për inspektorë, është theksuar si këshillë juridike se kandidatët e pakënaqur mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej 3 ditësh në Komisionin e Ankesave në Ministrinë e Shëndetësisë.












