Familja kosovare përjeton tmerrin në Kroaci – plaçkiten nga hajnat rrugës për në Zvicër

Familja kosovare përjeton tmerrin në Kroaci – plaçkiten nga hajnat rrugës për në Zvicër

Familja Mrasori nga Kosova ka përjetuar tmerrin gjatë rrugës për në Zvicër. Mbrëmjen e së enjtes ata kishin ndaluar për të pushuar në një parking dhe u tronditën kur në mesnatë dëgjuan zhurmat dhe të bërtiturat e tre personave të maskuar, të cilët kishin hapur me forcë dyert e veturës së tyre. Kryefamiljari ka rrëfyer […]

Kryefamiljari ka rrëfyer për Sinjali tmerrin e përjetuar mesnatën e së premtes.

Ai me bashkëshorten e tij, dy vajzat (13 dhe 5 vjeç) dhe djalin (12-vjeçar) ishin nisur nga Kosova, ku kanë kaluar pushimet, për në Zvicër.

Mbrëmjen e së enjtes kanë ndaluar në një parking, 120 km nga hyrja në Kroaci, për të pushuar dhe pak pas mesnate, rreth orës 00:30, janë terrorizuar nga tre persona të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Sipas tij, hajnat kanë shpërthyer gomat e veturës së tyre dhe pastaj kanë hapur me forcë dyert e veturës.

Pesë anëtarët e familjes Mrasori janë zgjuar nga të bërtiturat e hajnave, të cilët ua kanë kërkuar atyre paratë dhe stolitë e arit.

Pavarësisht rezistimit të tyre dhe vajit të fëmijëve, hajnat kanë arritur që t’u marrin atyre paratë dhe stolitë e arit, vlera e të cilave, sipas kryefamiljarit, është rreth 20 mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se gjatë përballjes me ta, është lënduar gruaja e tij, të cilët dy nga të dyshuarit, ia kanë vendosur bërrylin në fyt.

Pasi që kanë kryer plaçkitjen, ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Një shqiptar i cili ka rastisur në parking, ka provuar që t’u dalë në ndihmë dhe t’i ndalojë hajnat, por nuk ia ka arritur.

Mrasori tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët ua kanë ndërruar gomat dhe i kanë dërguar ata në stacion policor për të dhënë deklaratë.

Mirëpo, mërgimtari bën të ditur se policia kroate nuk u ka dhënë ndonjë shpresë që rasti i tyre do të zbardhet dhe se hajnat do të kapen.

Gjatë bisedës, ai thotë se zyrtarët policorë e kanë njoftuar se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla të vjedhjeve dhe se zakonisht, target i hajnave janë familjet me fëmijë.

Familja Mrasori tani janë kthyer të traumatizuar në Zvicër, pa ndonjë shpresë që paratë dhe gjësendet e tyre do t’u kthehen ndonjëherë.

Kryefamiljari u bën thirrje të gjithë mërgimtarëve që kalojnë nëpër Kroaci që të kujdesen dhe të mos bien pre e hajnave.

“Kam me vdekë dhe nuk kam me harru. Le të ruhen mërgimtarët se tmerr ishte për besë. Qysh na ka ndodhë neve, mundet edhe dikujt me i ndodhë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?