Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë

Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë

Kompania Facebook njoftoi më 10 gusht se ka mbyllur një rrjet prej dhjetëra profilesh në Facebook dhe Instagram nga Rusia në lidhje me dezinfomimin për vaksinat kundër COVID-19. Zyrtarët e Facebookut thanë se ky rrjet vepronte si një “lavatriçe e dezinformimit” Llogaritë ishin të lidhura me Fazze, një firmë reklamimi dhe marketingu e regjistruar në […]

Zyrtarët e Facebookut thanë se ky rrjet vepronte si një “lavatriçe e dezinformimit”

Llogaritë ishin të lidhura me Fazze, një firmë reklamimi dhe marketingu e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Facebook tha se puna e Fazze-s ishte bërë kryesisht nga Rusia në emër të një klienti të panjohur.

Rrjeti social tha se mbyllja e profileve është bërë në bazë të politikave të kompanisë kundër ndërhyrjes së huaj.

“Ne hoqëm 65 llogari në Facebook dhe 243 llogari në Instagram nga Rusia të lidhura me Fazze”, tha kompania.

“Fazze tani është e ndaluar nga platforma jonë”, thuhej në njoftim.

Rrjeti publikonte mesazhet e dezinformimit për vaksinat kundër COVID-19, kryesisht në audiencën në Indi, Amerikën Latine dhe, në një masë më të vogël, Shtetet e Bashkuara.

Facebook dhe media të tjera sociale janë përballur me kritika të ashpra, përfshirë edhe nga presidenti amerikan Joe Biden, për përhapjen e gënjeshtrave për vaksinimin, të cilat po pengojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë e COVID-19 në të gjithë botën.

Një ndër publikimet që kishin bërë këto llogari pretendonte se një vaksinë perëndimore do t’i shndërronte njerëzit në majmunë.

Rusia ka bërë biznes jashtë vendit në mënyrë aktive me vaksinën e saj kundër koronavirusit, dhe analistët e shohin këtë si një përpjekje për përfitime gjeopolitike./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?