Eshtrat e Dëshmorit Muhamet Musliu do të rivarrosen sot në Skënderaj

Eshtrat e Dëshmorit Muhamet Musliu do të rivarrosen sot në Skënderaj

Eshtrat e Dëshmorit Muhamet Musiu do të rivarrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, Skënderaj. Përmes një komunikate bëhet e ditur se rivarrosja do të bëhet në 17:00. “Pas identifikimit të mbetjeve mortore, ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit Muhamet Musliu do të organizohet sot , në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin […]

Eshtrat e Dëshmorit Muhamet Musiu do të rivarrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, Skënderaj.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se rivarrosja do të bëhet në 17:00.

“Pas identifikimit të mbetjeve mortore, ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit Muhamet Musliu do të organizohet sot , në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, Skenderaj, në ora 17:00, nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta Çlirimtare, Forca e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në mbështetje të kërkesave të familjes”, thuhet në njoftim.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, kanë pritur familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu.

“Dëshmorët, të rënët dhe të gjithë që na mungojnë, janë vula e lirisë sonë”, theksoi Hoti.

Në këtë rast, familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, djali Ardion Musliu, vëllezërit Fitim Musliu dhe Liri Musliu, falënderuan Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për angazhimin dhe përkrahjen në veçanti gjatë muajve të fundit me qëllim të adresimit të informatave dhe identifikimit të mbetjet mortore të zhvarrosura, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për t’u përgjigjur në përkrahje të kërkesave të familjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?