ERROR: Qytetarja thotë se u dënua për maskë edhe pse kishte maskë, polici shkeli distancën sociale gjatë dënimit

Një qytetare derisa po ecte me maskën vënë në gojë është ndaluar nga zyrtarët policorë. Ajo ishte në afërsi të Hotelit Grand në qendër të Prishtinës dhe maskën thotë se e ka pasur të vënë në gojë, pak poshtë hundës. Dhe pikërisht për vënien e maskës pak poshtë hundës, asaj i është shqiptuar dënimi nga […]
Ajo ishte në afërsi të Hotelit Grand në qendër të Prishtinës dhe maskën thotë se e ka pasur të vënë në gojë, pak poshtë hundës.
Dhe pikërisht për vënien e maskës pak poshtë hundës, asaj i është shqiptuar dënimi nga zyrtarët policorë.
Qytetarja ankohet se në momentin e dhënies së dënimit prej 35 eurosh, rreth orës 14:10, zyrtari policor në fjalë nuk ka respektuar distancën sociale prej 2 metrash e rekomanduar nga autoritetet shëndetësore.

“Policia nuk e ka respektu distancën gjatë shqiptimit të gjobës.” – thotë ajo, përcjell Periskopi.
Shumë qytetarë janë ndaluar gjatë ditës së sotme, përfshirë edhe përgatitësin e këtij artikulli, nga policët civilë.
Qytetarja i ka thënë Periskopit se është e vaksinuar me dy doza./Periskopi












