Emrat më të shpeshtë të shqiptarëve në Zvicër janë: Arben, Fatime dhe Bekim

Emrat më të shpeshtë të shqiptarëve në Zvicër janë: Arben, Fatime dhe Bekim

Emrat e shtetasve të Kosovës dhe të Maqedonisë, janë të gjithë emra shqip. Shqipëria nuk figuron për shkak të numrit të vogël të shtetasve të saj në Zvicër Wednesday, 18 August 2021 – 12:25albinfo.ch Zyra Federale për Statistikë (BFS), ka publikuar të martën statistikat e emrave më të shpeshtë personalë në Zvicër. Këtu përfshihen, ndaras, […]

Emrat e shtetasve të Kosovës dhe të Maqedonisë, janë të gjithë emra shqip. Shqipëria nuk figuron për shkak të numrit të vogël të shtetasve të saj në Zvicër

Wednesday, 18 August 2021 – 12:25albinfo.ch

Zyra Federale për Statistikë (BFS), ka publikuar të martën statistikat e emrave më të shpeshtë personalë në Zvicër. Këtu përfshihen, ndaras, emrat e fëmijëve të lindur në vitin 2020 dhe emrat në përgjithësi, që mbizotërojnë në popullatë, shkruan albinfo.ch.

Një kategori më vete në këtë statistikë është ajo e emrave të të huajve. Këtu janë prezantuar emrat e nëntë komuniteteve më të mëdha të huaja në Zvicër.

Listat e emrave dominues të shtetasve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut përmbajnë, praktikisht, vetëm emra shqiptarësh. Ndërsa Shqipëria nuk figuron si vend prejardhjeje për shkak të numrit të vogël të shtetasve të Shqipërisë në Zvicër, shkruan albinfo.ch duke ju referuar statistikave më të reja nga BFS.

Megjithatë, fillimisht për emrat zviceranë të zgjedhur më shpesh nga prindërit për foshnjat e tyre të lindurra në vitin 2020.

Noah ishte emri më i popullarizuar në 2010, 2011 dhe 2013 deri në 2017. Ndërkaq, 507 djem kanë marrë këtë emër vitin 2020, duke dalë sërish i pari.

Emri i djalit Liam është dhënë 372 herë ndërsa Matteo 359 herë  shkruan sda.ch.

Ashtu si Noah në mesin e djemve, emri Mia ka qenë për disa vite në krye të listës së emrave të vajzave, përkatësisht në 2013, 2015 dhe 2016.

Që nga viti i kaluar listës i janë shtuar edhe 461 vajza  me këtë emër, pra, Mia zë sërish vendin e parë. Emrin e dytë më të popullarizuar, Emma, e kanë marrë 407 vajza ndërsa 350 foshnje janë pagëzuar me emrin Mila.

Ndërsa, sa u përket banorëve të Zvicrës me origjinë nga Evropa Lindore, shpërndarja është shumë më e barabartë se tek shtetasit zviceranë, vëren sda.ch.

Kështu, tek qytetarët kosovarë, për shembull, dhjetë emrat më të njohur janë vënë në masë pothuaj të barabartë: Emri Arben është pak përpara Valonit, i ndjekur nga emrat: Bekim, Blerim, Leon, Alban, Burim, Liridon, Jeton dhe Ilir që janë praktikisht në të njëjtin nivel.

Lista e emrave të vajzave me prejardhje nga Kosova duket kështu: Fatime, Shqipe, Merita, Vlora, Valemntina, Shprersa, Ganimete, Vjollca, Emine, Edona.

Me pak ndryshime paraqitet edhe lista e emrave të banorëve të Zvicrës me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, shkruan albinfo.ch. Në listën “mashkullore”, këtu prin emri Bekim, i ndjekur nga ai Muhamed, Fatmir, Arben, Amir, Ajan, Besnik, Amar, Enis dhe Adem.

Ndërsa lista e emrave të grave/vajzave me prejardhje nga Maqedonia e Veriut kryesohet nga emri Fatime, sikur në rastin e Kosovës. Pas saj vijnë emrat: Sara, Emine, Medina, Ajshe, Merita, Marija, Anisa, Suzana dhe Erina.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?