Emrat e kandidatëve që synojnë t’i qeverisin shtatë qytetet e Kosovës

Emrat e kandidatëve që synojnë t’i qeverisin shtatë qytetet e Kosovës

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor, derisa partitë e mëdha kanë zyrtarizuar pothuajse të gjitha kandidaturat për shtatë komunat e mëdha. Si këto 8 vitet e fundit, betejë e ashpër në mes të partive pritet të ketë në Prishtinë. Por, edhe Mitrovica dhe Prizreni nuk do të jenë kafshatë e lehtë […]

Kryeqytetin e Kosovës në dy mandatet e fundit e ka fituar Vetëvendosje me Shpend Ahmetin. Por, këtë herë për kryetar nxori ministrin e Shëndetësisë, e kjo ndoshta sepse Ahmeti nuk është më në Vetëvendosje. LDK’ja synon ta rikthejë komunën në qeverisje me një arkitekt, ndërsa PDK’ja do që të fitojë me ish-sekretarin e partisë.

Kandidati i ri i VV’së për kryetar në Mitrovicë, nuk është aspak i ri për qytetarët. Kryetari aktual që tash do ta kërkojë votën nën patronazhin e Kurtit, kësaj here do të ballafaqohet me një ekonomist, ish-guvernatorin e BQK’së.

Në Prizren, Vetëvendosje do të tentojë ta rifitojë komunën edhe pse ende nuk dihet me kënd. Ndërsa Gjakovën synon ta fitojë për herë të parë me një kandidate shumë të njohur për qytetarët.

Por, cilët janë emrat e zyrtarizuar dhe ata potencialë për të garuar në shtatë qytetet e Kosovës?

Betejë e ashpër dhe serioze pritet të zhvillohet në kryeqytet ku tashmë janë zyrtarizuar katër kandidatët e partive kryesore. LDK’ja do të kaniddojë me Përparim Ramën, AAK’ja me Daut Haradinajn, PDK’ja me Uran Ismailin dhe VV’ja me Arben Vitinë.

Në Mitrovicë kandidat për kryetar do të jetë vetë kryetari Agim Bahtiri, por kësaj radhe postin e synon me VV’në. Ndërsa zyrën e Bahtirit seriozisht e kërcënon PDK’ja me Bedri Hamzën. LDK’ja do të garojë me mjekun Armend Agollin.

Në Gjilan Vetëvendosje ka nxjerr të riun Alban Hysenin. E kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur që pas dy mandateve të garojë për kryetar edhe për katër vjetët e ardhshme.

Në Ferizajin e PDK’së, LDK’ja ka vendosur të që të kandidojë me një grua, është fjala për Sibel Hysenin. E kryetari aktual, Agim Aliu, do të garojë përsëri me PDK’në edhe për një mandat.

Edhe pse VV’ja qeveris me Komunën e Prizrenit, partia ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë kandidati i këtyre zgjedhjeve. Nga VV mund të kandidojnë kryetari aktual, Mytaher Haskuka dhe Drita Millaku. Ndërsa PDK me shumë gjasë do të garojë me Shaqir Totajn, derisa LDK do të garojë me Anton Qunin.

Më të lehtë se çështjen e Prizrenit, VV’ja e ka pasur me Gjakovën. Aty do të garojë ish-kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari Lila. Ajo do të synojë zyrën e kryetarit aktual nga AAK, Adrian Gjini, i cili mposhti pikërisht Kusari Lilan në zgjedhjet e fundit.

Në Pejë, LDK’ja do të garojë me kryetarin aktual, Gazmend Muhaxherin. E VV’ja pritet të garojë me Gazmir Racin. Ndërsa nga PDK’ja do të kandidojë Astrit Ademaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?