E pabesueshme: Policia kroate vjedh, keqtrajton dhe dëbon në Bosnje refugjatët afganë

Ndërsa forcat aleate e kanë pasur të zorshme të evakuojnë mijëra refugjatë nga Kabulli pas frikës nga hakmarrja e Shtetit Islamik dhe Talebanëve, policia kroate raportohet se po i vjedh dhe po i dëbon drejt Bosnjes dhjetëra afganë që kishin lënë vendin e tyre. Guardian ka mbledhur dëshmitë nga azil-kërkuesit afganë dhe ka dokumentuar 60 […]
Guardian ka mbledhur dëshmitë nga azil-kërkuesit afganë dhe ka dokumentuar 60 dëbime ilegale mes 16 dhe 29 gushtit nga policia kroate.
Çdo dëbim është shkelje e Deklaratës Univerzale të të Drejtave të Njeriut, konventave të Gjenevës dhe legjislacionit të BE-së, siç është ndalesa për individëve për të aplikuar për azil, përcjell Periskopi.
Dëbimet e pretenduara janë bërë pas njoftimit se talebanët kishin marrë kontrollin e qeverisë.
Shqipëria ka marrë mijëra afganë ndërsa Kosova mbi 250 persona.
Sipas viktimave, këto dëbime përfshijnë sjellje të dhunshme e brutale, trajtim degradues, vjedhje dhe shkatërrim të gjërave personale.
“Jemi dëbuar 12 herë në kufirin kroat. Ata vodhën paratë dhe telefonat tanë,” tha Zihaul al-Haqq, 25 vjeçar nga Baghlani në Afganistan.
Qindra familja afgane janë bllokuar në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjes, në Bihaq dhe në Bosanska Bojna.
Ata po jetojnë me fëmijët e tyre në ndërtesa të braktisura pa ujë apo rrymë.
Akuzat për dëbime dhe dhunë të shkaktuar nga policia kroate nuk janë të reja. Për vite me radhë, fondacione të ndryshme kanë denoncuar në shumë raste shtetin kroat. /Periskopi












