E goditi gruan në qafë dhe e kafshoi në shpinë në prani të fëmijëve, merret vendimi për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj A.G. i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes.Rasti ka ndodhur më 26 gusht në Prizren, ku A.G. dyshohet se pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë. “Me datë 26 […]

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj A.G. i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes.Rasti ka ndodhur më 26 gusht në Prizren, ku A.G. dyshohet se pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë.

“Me datë 26 gusht, në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e përbashkët familjare i pandehuri A.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, duke e sulmuar fizikisht me duar duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.Po ashtu, është bërë e ditur se rasti dyshohet të ketë ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit.“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri veprën penale dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e përbashkët familjare edhe në prani të fëmijëve, si dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, dhe faktin që viktimat e dhunës në familje mbrohen edhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?