E demanton pronari: Autobusi nuk mori flakë dhe nuk kishte udhëtarë në të

Gjatë ditës së sotmë është raportuar për njërin nga autobusët e Kompanisë Turistike, Sharr Travel, se mori flakë gjatë udhëtimit të tij për në Kosovë, në aksin rrugor Himar-Sarandë. Pronari i Kompanisë, Ruzhdi Kurtishaj ka demantuar lajmin se autobusi gjatë ecjes së tij ka pësuar flakë. Ai në postim ka treguar se autobusi nuk ka […]
Gjatë ditës së sotmë është raportuar për njërin nga autobusët e Kompanisë Turistike, Sharr Travel, se mori flakë gjatë udhëtimit të tij për në Kosovë, në aksin rrugor Himar-Sarandë.
Pronari i Kompanisë, Ruzhdi Kurtishaj ka demantuar lajmin se autobusi gjatë ecjes së tij ka pësuar flakë.
Ai në postim ka treguar se autobusi nuk ka pësuar asnjë djege dhe se nuk ka pasur asnjë pasagjerë në të.
Autobusi ka pësuar një defekt teknik, gjatë rrugës për në Dhërmi e jo në Himare siç po raportohej në disa media të Shqipërisë dhe portale të Kosovës, ka thënë pronari i Sharr Travel duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet.
“Sharr Travel është kompania me flotën më të madhe dhe më moderne të autobusëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Defekte të tilla, kur realizohen me dhjetëra udhëtime në ditë në Kosovë, rajon dhe diasporë, mund të ndodhin te secila kompani”, tha Kurtishaj.












