Dy të vdekur dhe 658 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 658 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë njoftohet se janë shënuar dy viktima. Viktimat janë një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një  84-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë nga e hëna deri në të shtunën e kësaj listës së humbjeve të jetës i janë shtuar 13 viktima. Në një bilanc të bërë nga Report Tv […]

Viktimat janë një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një  84-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë nga e hëna deri në të shtunën e kësaj listës së humbjeve të jetës i janë shtuar 13 viktima.

Në një bilanc të bërë nga Report Tv rezulton se ditën e hënë dhe të martë janë shënuar nga 2 viktima, të mërkurën 3 viktima, të enjten, të premten dhe ditën e shtunë, përkatësisht nga 2 viktima.

Përmes një njoftimi për mediat Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 6.527 testime të kryera, kanë rezultuar poztivë 658 raste të reja që janë evidentuar në këto Bashki:

217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cërrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.

Aktualisht në të gjithë vendin janë aktivë 5.129 raste aktive, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Sakaq, 142 qytetarë janë shëruar 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 131.184.

Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë janë regjistruar 138.790 raste pozitive, ndërsa fatkeqësisht 2.477 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Statistika (21 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         658

Të shëruar në 24 orë       142

Të shtruar në spitale       73

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 6527

Testime totale             992,232

Raste pozitive             138,790

Raste të shëruara         131,184

Raste Aktive                    5129

Humbje jete                     2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1977

Shkodër          843

Vlorë               482

Fier                  436

Durrës             305

Elbasan           251

Lezhë              238

Berat               177

Gjirokastër       157

Korçë               106

Kukës              92

Dibër                 65

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?