Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive: Nga fillimi i pandemisë nuk ka pasur kaq shumë pacientë

Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive: Nga fillimi i pandemisë nuk ka pasur kaq shumë pacientë

Në këtë Klinikë të destinuar për trajtim të rasteve me Covid-19, janë duke u trajtuar rreth 95 pacientë, e të paktë janë ata që janë të vaksinuar. Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, tregoj për gjendjen në këtë klinikë dhe trajtimin e këtyre rasteve.Ai tha se aktualisht i kanë 95 kapacitete për hospitalizim, […]

Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, tregoj për gjendjen në këtë klinikë dhe trajtimin e këtyre rasteve.Ai tha se aktualisht i kanë 95 kapacitete për hospitalizim, ku shumica e pacientëve janë me oksigjenoterapi, ndërsa numri i pacientëve në gjendje të rëndë janë gjashtë.

“Në mjekësinë Sportive aktualisht i kemi 95 kapacitete për hospitalizim, mirëpo gjatë kësaj dite do bëhet edhe hapja e pjesës tjetër që do jenë edhe 80 shtretër të tjerë. Kapacitetet janë të mbushura ku çdo ditë e kemi me atë numër, pra zakonisht janë 90-95 dhe shumica e pacientëve janë me oksigjenoterapi, dhe numri i pacientëve me gjendje më të rëndë është gjashtë”, tha Ahmeti për EO.

Qytetarët që po trajtohen në Mjekësinë Sportive rrallë janë të vaksinuar, thotë Ahmeti dhe se kjo valë e shpërndarjes së Coronavirusit ka dalluar grupmoshat e prekura.

“Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar, ekzistojnë vetëm katër pacientë që janë me dy vaksina dhe pesë me një vaksinë. I kemi vërejtur dallimet tash me variantin Delta, numri i kërkesave është shumë i madh, pra vetëm për një ditë është mbushur Klinika e Mjekësisë Sportive që nuk ka ndodhur herëve të kaluara dhe gjithashtu mosha mesatare është mosha mesatare, pra për dallim që më herët kanë qenë mosha të shtyra, tash kemi moshë mesatare”, Ahmeti theksoi se çdo ditë janë duke u bërë lirimet e pacientëve që janë në gjendje më të mirë në mënyrë që të krijohet hapësirë për pacientë të tjerë.

“Janë disa ditë që në mjekësinë sportive janë mbushur kapacitetet, mirëpo ne çdo ditë bëjmë lirimet e pacientëve të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pranimin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim. Tash po bëhen përpjekje që të hapen edhe pjesa tjetër e mjekësisë sportive duke pasur nevojën e madhe për hospitalizim pra është hera e parë prej se ka fillua pandemia që numri është më i madhi”, theksoi tutje ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?