Dhjetë pengje kapen si mburoja të gjalla, kriminelët rrethojnë policinë dhe lënë bomba nëpër qytet

Një bandë prej 20 grabitësish ka shkaktuar horror në qytetin brazilian të Aracatubas. Ata kanë rrethuar stacionet e Policisë dhe u futën në tri banka për të vjedhur. U raportua për të shtëna me armë zjarri dhe për shpërthime bombash, me të paktën tre njerëz të vrarë në këto rrëmbime. Videot tregojnë se si ata […]
Ata kanë rrethuar stacionet e Policisë dhe u futën në tri banka për të vjedhur.
U raportua për të shtëna me armë zjarri dhe për shpërthime bombash, me të paktën tre njerëz të vrarë në këto rrëmbime.
Videot tregojnë se si ata morën pengje civilë, dhe i marshuan ata nëpër rrugë para se t’i përdornin si mburoja njerëzore, shkruan DailyMail, përcjell Periskopi.
Ata po ashtu vunë bomba nëpër rrugë për të mbuluar rrugët e ikjes.
Për fatin e shumicës së pengjeve ende nuk dihet.
Brazili – tash e disa vite një prej vendeve më të dhunshme në botë – është goditur keq nga pandemia nën lidershipin e Presidentit Jair Bolsonaro, i cili po hetohet edhe për akuza korrupsioni tash. /Periskopi












