“Dhimbje, shumë dhimbje” – Arratisje nga Kabuli, CNN tregon rrugëtimin e mundimshëm për t’u futur në aeroport

“Dhimbje, shumë dhimbje” – Arratisje nga Kabuli, CNN tregon rrugëtimin e mundimshëm për t’u futur në aeroport

Forcat amerikane në aeroportin e Kabulit tregojnë për CNN se rreth 10 mijë persona i kanë kaluar kontrollet dhe janë gati të largohen nga vendi, por nuk kanë ku të shkojnë. Shefja e korrespondentëve ndërkombëtarë të CNN, Clarissa Ward, ishte një nga mijëra personat e ngecur në aeroportin e Kabulit në pritje për t’u larguar. Pas tri […]

Shefja e korrespondentëve ndërkombëtarë të CNN, Clarissa Ward, ishte një nga mijëra personat e ngecur në aeroportin e Kabulit në pritje për t’u larguar.

Pas tri javësh në Afganistan, i bashkohemi turmës në aeroportin e Kabulit, e vetmja pikë dalëse nga vendi.

Clarissa: Këtu është bllokuar gjithçka… Ka shumë makina…

Qindra njerëz presin në vapë, me shpresën se do të largohen.

Clarissa: Sapo arritëm të futemi në kompleksin e aeroportit dhe më duhet të them se atmosfera është shumë e nderë, grumbuj njerëzisht të dëshpëruar, fëmijë që ulërijnë dhe nëna me foshnja… Nuk do të ndodh shpesh të shohësh njerëz kaq të dëshpëruar.

Ata pak njerëz që arrijnë deri këtu janë të rraskapitur dhe të frikësuar, por janë më fatlumët.

Ia kanë dalë të kalojnë kontrollet e Talebanëve, rojeve afgane dhe më në fund janë futur në rrethimin e aeroportit. Por nuk mund t’i harrojnë ata që kanë lënë pas.

Gruaja: Ne po ikim, dhe jemi të lumtur për këtë. Por jemi zemërthyer për vendin tonë. Sidomos për ata që nuk mund të largohen, që kanë ngecur këtu. Jemi vërtet zemërthyer.

Clarissa: Çfarë ndjen për të gjitha nënat me vajzat e tyre të vogla, që do të rriten nën sundimin e Talebanëve?

Gruaja: Dhimbje, shumë dhimbje

Clarissa: Tani jemi në fund të një radhe shumë të gjatë. Sigurisht që prioriteti është largimi i fëmijëve dhe foshnjave sa më shpejt të jetë e mundur. Por mendoj se do të qëndrojmë ca kohë këtu.

Qëndrojmë për orë të tëra nën diellin përvëlues, të gjithë kërkojnë një strehë ku të munden.

Durimit po i vjen fundi.

Është një proces tmerrësisht i ngadaltë, por më në fund na lejojnë të futemi.

Jemi në pistë, tashmë të sigurt, por kaosi vazhdon.

Djali: Kam 2 ditë që pres. Që dje, prej orës 3 të mëngjesit.

Clarissa: Më trego si ishte situata teksa përpiqeshe të futeshe në aeroport.

Djali: Kishte shumë njerëz që përlesheshin me njëri-tjetrin për të çarë rrugën. Por në fund ia dolëm.

Clarissa: Ne jemi disa prej më fatlumëve. Të tjerë, siç e dëgjuan, presin prej 2 ditësh. Ndërsa disa të tjerë kthehen mbrapsht sepse nuk kanë dokumentet e duhura. Nuk ka diskutim që të gjithë po bëjnë më të mirën, por nuk është e qartë nëse kjo mjafton për t’i larguar të gjithë dhe nuk dihet sa do të duhet të presin akoma për të përfunduar këtë operacion masiv.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?